GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj gropos 283 MLN lekë prapa Dajtit, tender për “Pyllin Orbital”

15:00 - 01/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Projekti i “Pyllit Orbital” është kthyer në një labirint ku humbin paratë për pemët që gjoja i mbjell Erion Veliaj. Lëvizja më e fundit

Projekti i “Pyllit Orbital” është kthyer në një labirint ku humbin paratë për pemët që gjoja i mbjell Erion Veliaj. Lëvizja më e fundit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti i “Pyllit Orbital” është kthyer në një labirint ku humbin paratë për pemët që gjoja i mbjell Erion Veliaj. Lëvizja më e fundit që po bën Lali Eri nëpër “Pyllin orbital” do t’u kushtojë taksapaguesve të Tiranës 283 milionë lekë.

Erion Veliaj ka mbyllur më datë 31 tetor 2023 tenderin me objekt “Pyllëzime me Akacie”. Siç do të shohim më poshtë, ky grabitqar i fondeve të bashkisë, ditën e Halloween-it është shfaqur me një kurorë me degë akaciash. Kështu, njeriu i thjeshtë do të habitej me gjembat e akacias, pemës së zgjedhur nga kryebashkiaku. Nga ana tjetër, Lali Eri do të xhironte fondin e madh tek njeriu i paracaktuar për këtë biznes.

Tenderi pa garë

Këtë tender, si çdo prokurim tjetër, Veliaj e ka zhvilluar me një sërë shkeljesh. Së pari, kemi të bëjmë me mungesë konkurrence të lirë. Katër firma kanë paraqitur interesin e tyre për këtë projekt, ku do të mbillen pemë në një rajon të largët pas Malit të Dajtit, ku banojnë fare pak njerëz.

Tre prej kompanive që u paraqitën janë skualifikuar menjëherë nga gara. Ndërsa kontrata i është dhënë të vetmes kompani që mbeti, firmës TRADE AND CONSTRUCTION GROUP Shpk, në pronësi të Sabri Osmas. Këto lëvizje tregojnë qartë që plani i Veliajt është t’i çojë këto para në projektin imagjinar të “Pyllit orbital”, që është një plan i mirëfilltë vjedhje i fondeve të bashkisë.

Për këtë risk të lartë të korrupsionit, Open Data e ka klasifikuar tenderin me “Red Flag”, një alarmi i kuq, që SPAK-u duhet ta vlerësojë.

Ajo që bie në sy është vendi ku do të mbillen këto akacia. Sipas hartës dhe të dhënave të projektit këto pemë do të mbillen në një zonë të Shëngjergjit, fshati që ndodhet pas Malit të Dajtit.

Farsa për pyllëzim

Në fakt, vendi atje është e gjelbëruar dhe nëse do të mirëmbahet, kthehet mushkëri për atë zonë. Pemët duhen mbjellë në qytetin e Tiranës, jo në Shëngjergj, ku pyjet ekzistojnë dhe thjesht duhen ruajtur nga korrupsioni i Lali Erit. Mungesa e investimeve dhe papunësia ka bërë që kjo zonë turistike të braktiset nga vendasit. Por, askujt nuk i intereson kjo pjesë. Veliaj i ka kthyer pyjet e Shëngjergjit në një pikë të mirë për të zhvilluar tenderët abuzivë.

Pikërisht zonën pyllit të quajtur “Fag” ai e shpyllëzon pa kriter sa herë që i duhen dru për biznesmenët e rrethit të tij të afërt. Dhe tani del e bën reklamë se po shton pemët e pyjet në Tiranë. Duke parë shkeljet e tenderit dhe riskun për korruosion, vështirë se Lali Eri do të mbjellë ndonjë pemë në Shëngjergj.

Konkretisht, Më datë  datën 31 maj 2023, 17 ditë pas zgjedhjeve, është  hapur tenderi me objekt  “prodhim i lëndës drusore”. Fondi për këtë tender ishte 360 milionë lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ishte e përcaktuar deri më datë 31 dhjetor 2023. Por,  ku po vazhdon prerja e këtyre Pemëve?

Në dokumente tregohet se prerja ndodh në disa ngastra me pyje të Shëngjergjit, pra në zonat më të pyllëzuara në Tiranë.

Ato që deri më tani janë mbrojtur më shumë nga banorët e zonës sesa nga vetë shteti. Në mes këtyre zonave dhe ekonomisë pyjore “Fag” në Malin Dajtit, pjesë e Shëngjergjit, Lali Eri ka urdhëruar të priten 5 mijë metër kub dru.

Ndërsa në tenderin e mësipërm po në këtë zonë, Veliaj thotë se do të mbjellë akacie. Pra, nuk kemi shtim të sipërfaqeve pyjore, por mbulim të masakrave ditore!

Abuzimi i institucioneve shtetërore ka shkatërruar këto 30 vite pyjet në Shqipëri, teksa zonat më problematike kanë qenë ato që iu janë dhënë privatëve për ta shfrytëzuar. Dhe, s’ka si të ndodhë ndryshe edhe me Veliajn, i cili nga një anë bën foto duke mbjellë pemë, nga ana tjetër bën tendera për t’i prerë.

Lexo edhe: Paralajmërimi i avokatit/ Loja e Ramës me Bashën dhe frika e Veliajt

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdruErion Veliajpyli orbitalred flagShengjergjshpenzimetenderTirane

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Bardhi tregon skenarin për seancën e së enjtes: Kam informuar edhe…

Bardhi tregon skenarin për seancën e së enjtes: Kam informuar edhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com