GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj hap thesin, rreth 3 milionë lekë të reja për fishekzjarrë 10 ditë para festave

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj hap thesin, rreth 3 milionë lekë të reja për fishekzjarrë 10 ditë para festave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me zyrtarizimin e festave të fundvitit, bashkitë në vendin tonë “bëjnë një sy qorr” për familjet që po jetojnë me të ardhura minimale, por nga ana tjetër gjejnë kohë të thurin plane se si të mbushin xhepat me tendera, duke blerë fishekzjarrë drita dhe mjete të tjera dekorative. 

Po ashtu në një kohë ku vendi po përballet me krizë ekonomie, bashkitë kanë rritur detyrimet e prapambetura gjatë këtij viti duke u justifikuar se nuk kanë të ardhura t’i shlyejnë ato. Sipas raportimit nga gijotina.com shumë prej tyre nuk kanë bërë as investimet që kishin planifikuar për shkak se nuk kanë fonde, por kur vjen fjala për tenderë dhe shpenzime abuzive paratë derdhen nga thesi.

Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 2,915,425 (dy milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH dhe këtë vërteton Agjencia e Prokurimeve.

Në kontratën e publikuar në këtë institucion për këtë javë rezulton se kjo shumë parash do të shpenzohet nga buxheti i shtetit, 10 ditë para festave të fundvitit.

Për të shmangur shpenzimet nga taksat e kryeqytetasve, fishekzjarrët mund të dhuroheshin edhe nga kompanitë private të cilat operojnë në bashkëpunim me “qejfliun” Erion Veliaj, por ky i fundit zgjedh rrugën më të lehtë atë që prej kohësh e ka kthyer në zakon shpenzimin pa kriter të fondeve nga buxheti i shtetit.

Teksa shuma prej 3 milion lekësh mund t’u shkonte në ndihmë dhjetëra banorëve të braktisur që enden rrugëve të kryeqytetit me shpresën e një vendstrehimi për vitin që vjen. Po ashtu shuma e planifikuar për fishekzjarrët, mund t’u dhurohej qendrave sociale që nuk kanë mundësinë të shijojnë panoramën e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve.

Megjithatë, kur vjen puna tek shërbimi i këtyre të fundit, Veliaj zgjedh gjithmonë t’i surprizojë bashkë me shërbyesit e propagandës nga mbrapa, duke menduar se u ka hedhur “hi syve” gjithë shqiptarëve me “kontributin” e tij. A.L / gijotina.com.

Etiketa: fishekzjarrekryesore2tender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Edi Rama zbardh bisedën me Grabriel Escobar

Edi Rama zbardh bisedën me Grabriel Escobar

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn
Aktualitet

‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

14:18 - 13/11/26

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevi Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrimi për...

Lexo më shumë
Ylber Ramadani analizon triumfin ndaj Finlandës: Luajmë më bukur futboll, me trajneri Maran i dimë të gjitha

Ylber Ramadani analizon triumfin ndaj Finlandës: Luajmë më bukur futboll, me trajneri Maran i dimë të gjitha

14:10 - 13/11/26
Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

13:30 - 13/11/26
“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

13:10 - 13/11/26
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com