GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj harxhon 100 milionë lekë për pastrimin e tualeteve, ndërsa nxënësve u kërkohen lekë për lyerjen e klasave

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj harxhon 100 milionë lekë për pastrimin e tualeteve, ndërsa nxënësve u kërkohen lekë për lyerjen e klasave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë të shumta rastet, kur prindërit denoncojnë në media se fëmijëve të tyre iu kërkohet në shkolla pagesa për shërbime të ndryshme, nga ana tjetër Bashkia Tiranë hap tenderë për këto shërbime. Një pjesë e mirë e shkollave vetë nxënësit sigurojnë materiale për pastrim, për ngrohje dhe të tjera. Pikërisht për këtë nuk del llogaria se ku shkojnë këto paratë e tenderëve. Gjiotina.com ka komunikuar me nxënës në shkolla të ndryshme në Tiranë, të cilëve për etikë iu kemi mbajtur identitet të fshehur.

Një nga ish-nxënëset e shkollës nëntëvjeçare “Vahid Haka”, e cila ka mbyllur këtë cikël studimesh dy vjet më parë, na tha se që nga klasa e parë dhe derisa ka përfunduar,  çdo vit mësuesit kujdestarë iu kërkonin çdo nxënësi nga 10 mijë lekë të vjetra për mirëmbajtjen e ambientit të shkollës, duke përfshirë këtu pastrimin e klasave dhe ngrohjeve. Por gjatë vitit, sërish atyre iu duhej t’i siguronin vetë ngrohëset dhe t’i pastronin vetë klasat, madje po këta mësues ju përcaktonin një kalendar të veçantë pastrimi.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar një nxënëse në shkollën “Ahmet Gashi” në kryeqytet. Ajo tha për Gijotina.com se “Në çdo vit na kërkojnë një tarifë 10 mijë lekë. Për nxënësit që nuk kishin gjendje ekonomike mësuesja iu mbledh nga 5 mijë lekë. Na thonë se këto lekë mbyllen në zyrën e drejtorit dhe nëse dëmtohet ndonjë gjë në shkollë, përdoren paratë e mbledhura. Në fakt kur na prishet ndonjë bankë, apo kur duhet të lyejmë klasën, na kërkohen sërish lekë, mbledhim nga 1 mijë lekë apo 2 mijë lekë secili dhe ia dorëzojmë mësueses kujdestare”.

Ky fenomen nuk ndodh vetëm në zonat periferike të kryeqytetit, por edhe në qendër të tij. Një nxënës nga shkolla “Vasil Shanto” ka treguar se edhe atyre iu kërkojnë para për këto shërbime çdo vit, por ndryshe nga shkollat e tjera mësuesit iu thonë të japin aq sa kanë mundësinë, nga 2 deri në 5 mijë lekë të vjetra.

“Neve na kërkojnë nga 2 ose 5 mijë lekë. Sa të keni mundësinë, na tha mësuesja. Pastrimin ne e bëjmë vet, do të mbledhim lekë për detergjentë, edhe pastaj me radhë çdo javë të gjithë bëjmë pastrimin në fund të mësimit”, u shpreh ai.

Veliaj hap tenderin

Se kush shkojnë paratë e dedikuara për kujdesin ndaj shkollave, këtë e di kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Dhe nuk janë pak lekë! Ai ka hapur së fundmi tenderin  100 milionë lekë për mirëmbajtën e tualeteve në shkollat publike në vend.  Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-45557-10-12-2022 dhe objekt “Mirëmbajtje e thellë e tualeteve në objektet shkollore”.

Shuma  e vendosur në dispozicion është 10 905 637, duke theksuar se ky është vetëm për një tender, pa llogaritur ato për ngrohje, për palestra, por që në fakt u mungojnë nxënësve. Ky tender është hapur me datë 12 tetor 2022 dhe do të lërë kohë për paraqitjen e ofertave deri në 24 tetor. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm më dyshimet se, cilit nga miqtë e Veliajt do t’i xhirohen paratë, por pse SPAK-u nuk e heton këtë zyrtar?! Me 100 milionë lekë, që Bashkia Tiranë do të “kujdeset” për tualetet, do kishte përmbushur premtimin për ngrohje klasash të paktën në zonat periferike malore, ku dimri është edhe më i ftohtë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: erjon veliajGijotina.comkryesore2pastrimprononcimShkollatender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Inskenoi vdekjen në Pukë, biznesmeni italian: Në Shqipëri do të vij të bëj burgun

Inskenoi vdekjen e tij, mbyllen hetimet për Davide Pecorellin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com