GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj harxhon 3.8 MLN euro për rrugicat e lagjeje, tenderët i jep pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 3. 8 milionë euro po iu kushton taksapaguesve në Tiranë asafaltimi i rrugicave të lagjes pranë shkollës Marlin Baleti, në pjesën që lidhet me Ali Demin dhe Ish-tregun Elektrik. Kush banon në Tiranë e di shumë mirë se ato rrugë nuk kanë pasur nevojë të rregullohen! Punimet për këtë lagje kanë nisur në vitin 2020 dhe do të vazhdojnë deri në vitin 2024. Sikur shohim në hartën më poshtë është një lagje e vogël dhe sistemuar, por vazhdojnë të xhirohen para me tenderë pa garë.

Tenderi i fundit është firmosur në 30 mars të këtij viti me objektin “Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet bulevardi Bajram Curri-bulevardi Petro N. Luarasi- Rruga Taulantia- Rruga Ali Demi, Faza II-të”. Për këtë tender janë vënë në dispozicion nga Veliaj 2.7 milionë euro që merren nga xhepat e qytetarëve. Ndërsa në këtë lagje vetëm sa janë shtuar trotuaret që mungonin dhe janë sistemuar rrugët  e brendshme.

Sakaq, në këtë tender vëmë re se kontrata është firmosur në shkelje të ligjit dhe po shpërdorohen këto 2.7 milionë euro. Së pari, shihet se Veliaj ka hedhur poshtë 7 oferta të tjera dhe ia ka dhënë kontratën pa garë ofertës nga operatorët  “LIQENI VII” sha & “BALILI KONSTRUKSION” shpk. Ky i fundit i njohur për numrin e lartë të tenderëve të ndërtimit që rrëmben pa garë kryesisht nga bashkia e Lali Erit.

Përveç kësaj, oferta e fituesit kap shifrën 2 milionë euro, ndërkohë 4 firma të tjera kanë oferta shumë më të lira. Fakt që sipas ligjit duhet të merret parasysh dhe këto firma nuk duhej të ishin skualifikuar.

Tenderi 1.1 milionë euro

Por, Veliaj ka preferuar të mos lodhet duke pritur garën për t’i bërë këtë dhuratë miqve të tij. Kështu u sajua edhe ky tender abuziv.

Ndërkohë, sikur shihet në objektin e kontratës, kjo është faza e fundit e punimeve. Pasi Veliaj ka korrur dhe miliona të tjera në fazën e parë.

Kontrata për fazën e për të punimeve është firmosur më datë 11 shtator 2019. Ku punimet parashikoheshin të mbaronin në fund të vitit 2020. Por, për shkak të tërmetit dhe pandemisë u shtynë deri në vitin 2021.

Gjithsesi ajo që vlen të theksojmë është se për këtë prokurim u shpenzuan 1.1 milionë euro. Kjo shumë parash u përfitua pa garë nga firma e famshme “Gjikuria”, në pronësi të oligarkut Florenc Gikuria. Icili ka përfituar mjaft tenderë nga ARRSH për projektet rrugore, por edhe nga bashkitë për procesin e rindërtimit. Kështu në këto vite, vetëm për një lagje Lali Leku ka vjedhur  3.8 milionë euro, që sigurisht janë xhiruar tek oligarkët.

Lexo edhe: “Veliaj ka punësuar 1 specialist IT për të bllokuar rrjetet sociale”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajlagjerikonstruktimshpenzimetender pa gare

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Ja zakonet që nuk iu lënë të dobësoheni

Ja zakonet që nuk iu lënë të dobësoheni

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com