GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj hedh 1.5 milion euro për asfaltin e disa rrugicave, pazar me biznesmenin e dënuar për korrupsion

12:16 - 09/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Veliaj hedh 1.5 milion euro për asfaltin e disa rrugicave, pazar me biznesmenin e dënuar për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përse Veliaj zgjedh të bashkëpunojë në tendera me sipërmarrës të dënuar për korrupsion, për evazion apo që nuk kanë garanci se mund të kryejnë punë publike me cilësi dhe në afat?

Pyetjet e kanë përgjigjen tek shkeljet e ligjit dhe manipulimet me qëllim përvetësimin e parave të buxhetit të bashkisë. Këtë radhë bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në njësinë Administrative Nr.4+ 8+”, që konkretisht përfshinë rrugicat pranë Rrugës së Dibrës, rrugicat në Kinostudio deri lart në Fresk.

Në dokumentet standarde është dhënë përshkrimi i një rrugice për secilën lagje, edhe pse në faqen e parë të letrave të prokurimit pretendohet se do të rehabilitohen disa rrugë në këto lagje dhe për këtë është menduar fondi 1.5 miliardë lekë.

Asfalt për 1.4 km rrugë

Gjithsesi në dokumente thuhet se do të kryhen punime në rrugën “ALI PASHE GUCIA”, një segment dytësor pranë rrugës së Dibrës, që lidh lagjet aty me daljen kryesore. Ky objekt është vetëm 256 metër i gjatë dhe aktualisht është e shtruar me asfalt, por që është i dëmtuar, gjithashtu janë amortizuar trotuaret dhe sistemi i ndriçimit.

 

Kështu puna që do të bëhet është asfaltimi, ndryshimi i sistemit të ndriçimi dhe sistemimi i trotuareve.

Më pas vjen rruga Rruga “Ramazan Gaxherri” ndodhet ne Lagjen Nr.12, në Fresk dhe lidh fshatin Qesarakë me qytetin.

Në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej vitesh, edhe pse është një lagje që popullohet gjithmonë e më shumë, gjithashtu aty kalon edhe një linjë urbani. Gjendja e keqe e rrugës shpesh është bërë burim aksidenti pasi nuk ka as ndriçim.

 

 

Sipas dokumenteve të tenderit në këtë rrugë 565 metër të gjatë do hidhet një shtresë asfalti i ri, do të krijohen hapësira për trotuare, si dhe do të vendoset ndriçimi, ndërsa rrjetin e kanalizimeve do ta lënë në gjendjen që është.

Një tjetër rrugë që parashikohet t’i nënshtrohet rikonstruksionit është “Rexhep Tarja” 665 metër, e cila ndodhet në Kinostudio.

Kjo është një nga rrugët kryesore që të çon në stadiumin e Partizanit. Stadiumin e ndërtuan disa vite me parë, por rruga është lënë skandal, një pjesë e saj është e pa shtruar, pa ndriçim, shumë e ngushtë dhe me mbeturina kudo.

 

 

Ndërhyrja në këto rrugica duket se është  e nevojshme, madje shumë e vonuar, por dyshojmë se kryetari Veliaj thjesht do të duket aty që të bëjë fushatë për Rilindjen. Më vonë nuk i dihet se si shkon fati i rrugëve. Nga ana tjetër, këto punime nuk e justifikojnë fondin e madh 1.5 miliardë që po hidhet për 3 rrugica. Kjo del me një krahasim që bëjmë me punë të ngjashme publike në Tiranë apo në qytete të tjera. Megjithatë një auditim i KLSH mund të nxjerrë me saktësi se sa është zmadhuar fondi limit për këtë projekt.

Pazaret e Veliajt

Sipas dokumenteve, për këtë projekt kanë shfaqur interes 13 kompani, të cilat i janë dukur si pengesë Veliajt për të vijuar me aferën e tij, prandaj 12 prej tyre i ka skualifikuar që në fazën e parë.

“BAJRAMI N.” Shpk dhe “RSM COMPANY ” shpk & “AVDULI” kishin ofertat më ekonomike, nga 630 milionë lekë deri në 1 miliard lekë. Oferta të tilla ekonomike duhen shqyrtuar me kujdes dhe marrë në konsideratë për të patur një garë të drejtë, por komisioni i Veliajt i ka skualifikuar që në fazën e parë për mungesë dokumentacionesh. Pas tyre ka përjashtuar edhe 10 oferta të tjera të vlefshme, pa asnjë argument.

Kështu ndodhi, pa garë fare janë shpallur fitues bashkimi i operatorëve  
“EURO-ALB
” – “VIANTE Konstruksion”, me ofertë 1 miliard lekë.

Open Data Albania i ka vënë Flamurin e Kuq tenderit, për riskun e korrupsionit.

Metoda e përdorur klasifikohet me përshkrimin “skualifikim i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit”.

 

Kush është Bujar Murati

“EURO-ALB” është themeluar nga  Bujar Murati  në vitin 1999. Në vitin 2006, Murati ia kalon aksionet në masën 100 % bashkëshortes së tij, Doriana Muratit. Pas shkarkimit si drejtor prokurimeve dhe arrestimit, Bujar Murati, në dhjetor të vitit 2013, i rimerr sërish aksionet, tashmë përmes dhurimit nga bashkëshortja e tij.

Po le të flasim pak për të shkuarën e errët të Muratit, i cili shpërdoronte detyrën dhe përvetësonte fonde përmes firmës së tij.

Në vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme kur u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi.

Në dhjetor 2009, gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”, u arrestuan edhe pronari i kompanisë fituese Jani Gjergjefi, specialisti Redi Popescu, shef i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami si dhe biznesmenët Artan Berberi dhe Agur Sadiku.

Sipas Prokurorisë, tre biznesmenët do t’u jepnin një pjesë të fitimit tre funksionarëve publikë, në këmbim të shpalljes fitues të tenderit.

Bujar Murati, jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në janar të vitit 2014 depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut.

Ndërkohë në vitin 2021 ai u arrestua me urdhër të SPAK për afera me tenderë me ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe dhe grupin e tij. Theksojmë se pas arrestimit të dytë, Murati ia shet sërish aksionet e kompanisë gruas së tij, por në fakt vetë ai zhvillon marrëveshjet e fshehta me pushtetarë si Erion Veliaj.

 ©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: arrestbiznesmnembujar muratidenimDenoncimErion Veliajkinosudio freskmashtrimepallateProkurimred flagrrugeSpaktendera

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Dogjën të gjallë 2 të rinj, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Benjamin Hajron

Dogjën të gjallë 2 të rinj, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Benjamin Hajron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com