GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i dha 750 MLN lekë ONE-it për internetin e zyrës, denoncohet tenderi në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i dha 750 MLN lekë ONE-it për internetin e zyrës, denoncohet tenderi në KPP

Veliaj i dha 750 MLN lekë ONE-it për internetin e zyrës, denoncohet tenderi në KPP

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afera e Erion Veliajt për të blerë internet me çmime në stratosferë është denoncuar nga pjesëmarrësit e tenderit. Në muajin që lamë pas ne ju treguam se interneti që përdor kryebashkiaku i Tiranës në zyrë është më i shtrenjti në botë. Gijotina.com ka evidentuar  shkeljet në kontratën me objekt ‘Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data’. Aty përcaktohej se do bëhej lidhja e internetit mes zyrave në varësi të bashkisë dhe për kaq do të shpenzohen 750 milionë lekë.

Ne treguam se si me manipulimet e Veliajt favorizojnë në këtë tender kompaninë “One Albania”. Ndërkaq, edhe Open Data Albania i vlerësoi me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Por duket se pazari i Lali Erit nuk do të mbyllet shpejt sepse është depozituar një denoncim në Komisionin e Prokurimeve Publike. Në datën 30 shtator 2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike pranë KPP dhe autoritetit kontraktor, është protokolluar ankesa e operatorit ekonomik “MC NETWORKING” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “MC NETWORKING” SHPK, në procedurën e mësipërme të prokurimit.

Sipas  të dhënave të dokumenteve, komisioni i bashkisë e ka skualifikuar firmën në fjalë me argumentin se rezulton që nuk është e regjistruar pranë AKEP për shërbimin e prokuruar, prandaj edhe nuk e cilëson të përmbushur këtë kriter.

“Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar në SPE në përmbushje të kriterit 2.3.2, Operatori Ekonomik “MC Networking” sh.p.k nuk fakton të jetë i regjistruar pranë regjistrit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ofrimin e shërbimit internet nëpërmjet SimCard konkretisht për shërbimin “Shërbim internet nëpërmjet Kartave Sim (SIMcard), objekt kontrate, duke mos përmbushur kërkesat e kriterit 2.3.2”, thuhet në dokument.

Por, firma pretendon se e ka dorëzuar certifikatën që vërteton se është e regjistruar tek AKEP.

Në shkrimin (në linkun më poshtë) gijotina.com ka raportuar se One Albania është kliente e vjetër që përfiton fonde përmes tenderave pa konkurrencë e ndihmuar nga kryetari i bashkisë Tiranë.

 

https://gijotina.com/interneti-i-per-zyren-e-lali-erit-me-i-shtrenjti-ne-bote-750-milione-leke-pa-gare-tek-one/

 

Por, nga ana tjetër edhe firma “MC NETËORKING” SHPK, e Endri Meksit në vitet e fundit po rrit përfitimet nga institucionet dhe kërkon pjesën e vet të tortës. Prandaj nuk është çudi që tenderi fasadë të pezullohet dhe të rishqyrtohet skualifikimi i këtij operatori.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

 

Etiketa: abuzimerjon veliajinternetone albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Gardistët dhunuan edhe gazetarët në Kuvend, reagon AGSH: Demokracia vdes në errësirë

Gardistët dhunuan edhe gazetarët në Kuvend, reagon AGSH: Demokracia vdes në errësirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur
Aktualitet

Një shqiptar i dyshuar për shpërthimin e djeshëm në Athinë që la 4 të plagosur

19:42 - 22/10/26

Një shqiptar me precedentë penalë është i dyshuari kryesor për shpërthimin e ndodhur mesditën e së mërkurës (21 tetor) në...

Lexo më shumë
Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion

Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion

19:26 - 22/10/26
Rama nga Budva nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nga Budva nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

19:14 - 22/10/26
“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

“Rama dhe Berisha në aleancë të heshtur”/ Salianji: Studentët kërcënohen, policia shpërblehet

18:57 - 22/10/26
Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com