GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i dhuron Luan Saraçit tenderin 129 MLN lekë për grason e “ECO Tiranës”

14:59 - 05/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i dhuron Luan Saraçit tenderin 129 MLN lekë për grason e “ECO Tiranës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administratorët e ECO Tirana nuk pyesin për ligjin mbi prokurimet, por kryejnë vetëm porositë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Dhe tani që emri i Lali Erit është në dosjet që po shqyrtohen nga SPAK, në këtë shoqëri nxitojnë të harxhojnë çdo lek që kanë në buxhetin e këtij viti.

Këtë herë “ECO Tirana” ka në plan pazare të tjera që nuk kushtojnë pak. Në këtë kuadër është hapur tenderi me objekt “Blerje vajra minerale dhe graso për motorë dhe komponentë mekanik, antifrize”. Prokurimi është shpallur më 22 maj 2024 dhe i janë vënë në dispozicion 129 milionë lekë. Deri më 12 qershor 2024, kur ka qenë afati i fundit i garës, kanë dorëzuar oferta 5 kompani.

Nga këto, ”B & A-02” me vlerë 99 milionë lekë dhe kompania EXIMOIL me vlerë 89 milionë lekë kanë dorëzuar ofertat më të lira. Propozimet e tyre ekonomike nuk janë marrë në konsideratë, sepse “Eco Tirana” i ka skualifikuar nga gara me justifikime të ndryshme. Argumentet lidhen me dorëzimin e mostrave për mallrat që do lëvrohen, apo mungesën e bilancit financiar të vitit 2023. Menjëherë pas tyre janë përjashtuar nga gara edhe dy firmat e tjera, ndërsa kompania TOP-OIL e Luan Saraçit me ofertë të shtrenjtë me vlerë 124 milionë lekë u kualifikua për të marrë kontratën.

Por, çështja është se mbeti e vetme dhe pa konkurrent përballë në këtë fazë. Nën frymën e ligjit mbi prokurimet, për të marrë oferta më të përshtatshme, procedura duhej anuluar.

Për një moment supozojmë se të gjitha argumentet e skualifikimit të kompanive të tjera qëndrojnë. Por kriteret e përdorura duhet të jenë të njëjta edhe për fituesin. Për shembull kompania 4.EXIMOIL, është skualifikuar për arsye se: Nuk ka paraqitur Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar dhe bilancet e vitit 2023.

Nga kontrolli në QKB, del se kompania fituese nuk ka depozituar deri më sot bilancin financiar të vitit 2023. Dokumenti i mëposhtëm tregon këtë mungesë të TOP-OIL.

Marrim një kriter tjetër, “Licencë të kategorisë IV/A”, e cila u është evidentuar si mungesë kompanive të skualifikuara. Në dokumentin e marrë sot nga QKB, nuk ekziston të jetë aktive kjo lloj licence për llogari të TOP-OIL.

Por, si në gjithë bashkinë Tiranë mbizotëron fryma e Lali Erit  e shpërdorimit të parave të buxhetit të shtetit. Prandaj edhe procedurat për këtë tender kanë vazhduar në kushtet e manipulimit dhe kontrata i është bërë dhuratë firmës TOP-OIL.

Sigurisht me këtë aferë, “Eco Tirana” shtoi edhe një tjetër ‘Flamur të Kuq’ në listë, pasi Open Data Albania vlerëson që ka risk për fondin nga korrupsioni.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: .abuzimAdministratorët e ECO Tirana nuk pyesin për ligjin mbi prokurimetErion Veliajlicencepor kryejnë vetëm porositë e kryetarit të Bashkisë Tiranëtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Rama kërcënon, Beleri: Nuk i njoh personat që përmend ai

Rama nuk pret vendimin e KAS, i kërkon Begajt me urgjencë shpalljen e datës së zgjedhjeve në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com