GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i dhuron stilistes personale 158 MLN lekë pa garë për uniformat e Policisë Bashkiake

14:13 - 18/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjedhje e hapur si kjo e 150 milionë lekëve, vetëm në Bashkinë e Erion Veliajt mund të gjendet!

Vjedhje e hapur si kjo e 150 milionë lekëve, vetëm në Bashkinë e Erion Veliajt mund të gjendet!

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vojsava Zenelaj njihet që nga viti 2018 si rrobaqepësja e kostumeve për punonjësit e Policisë Bashkiake. Asaj kohe ajo u denoncua nga Partia Demokratike se kishte marrë tenderin pa garë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, edhe pse kishte në dispozicion vetëm një punonjës.

Tani pas 5 vitesh që bashkia po mendon të bëjë uniforma të reja, rikthehet sërish Vojsava. Më datë 13 shtator 2023 është publikuar tenderi më objekt “Blerje uniforma dhe veshje të tjera speciale”. Sipas të dhënave për uniformat e reja, Lali Eri do të shpenzojë 158 milionë lekë, ose më saktë aq i ka kërkuar Vojsava Zeneli që me sa duket është kthyer në “stilisten” personale të Lali Erit.

Për këtë tender kishte garuar edhe “Bajro Bros” shpk, por stafi i Veliajt e ka skualifikuar me argumentin se kishte paraqitur disa orë me vonesë dokumentacionet e nevojshme. Sipas bashkisë, kjo vonesë është shkelje ligji, por nga ana tjetër, vetë ata kanë shpallur në mënyrë të paligjshme fituesin. Në këtë prokurim s’la pasur garë sepse kështu ka qenë urdhri i Lali Erit.

Në këtë situatë në lind dyshimi se ‘Bajro Bros” shpk ka marrë pjesë fiktivisht në këtë proces, sepse nuk ka paraqitur një ofertë më vlerë. Kështu, fondi 158 milionë lekë është në risk të lartë korrupsioni nga zyrtarët e bashkisë. Vlerësuesi Open Data jep alarmin se në këtë tender çdo gjë ka qenë e planifikuar më parë.

Ndërkohë më poshtë shohim se Vojsava duhet të qepë 590 uniforma (xhupa, pantallona, këmisha, etj) brenda 60 ditësh.

Nuk e dimë nëse do të arrihet ky objektiv, pasi “kompania” e saj vazhdon të ketë të deklaruar vetëm 1 punonjës. Madje këtë herë Lali Eri ia kishte bërë më të lehtë fitoren, pasi në kriteret për tenderin kishte kërkuar që operatori ekonomik mjafton të ketë një punonjës, inxhinier tekstile.

Por, në asnjë moment nuk shpjegohet se si mund të realizohet me 1 punonjës në 60 ditë qepja e uniformave. Kujtojmë se tenderi i vitit 2018 u denoncua nga opozita pikërisht për këtë arsye dhe për mos pagim të taksave.

Afera e vitit 2018

Në korrik të vitit 2018, zëdhënësja e PD-së publikoi dokumentin e një tenderi korruptiv, përgjegjës për të cilin bëri kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Referuar dokumentit, zëdhënsja e PD u shpreh se Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese të një tenderi 100 milionësh për uniformat e policëve bashkiakë një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor.

“Është fakt se Erion Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë një kompanie që nuk paguan tatimet dhe për ketë arsye është nën sekuestro. Dokumenti nga Zyra e Tatimeve e provon këtë. Aty thuhet se kompania fituese “Vojsava Zenelaj” është me statusin “nën mbledhje me forcë”, çka tregon se kompania nuk ka paguar tatimet dhe duhet të ishte skualifikuar menjëherë!

 Duke i dhënë 100 milionë lekë një kompanie që është nën sekuestro për mospagim tatimesh, Bashkia e Erion Veliajt ka shkelur disa ligje dhe vendime qeverie. Siç tregohet në dokument, kjo kompani duhet të ishte skualifikuar, sepse janë dy ligje dhe dy vendime që ndalojnë shpalljen fitues të kompanive që nuk paguajnë taksa“,  u shpreh Zhupa.

Thënë ndryshe, i vetmi person që ka kompania duhet të qepë në ditë 116 kostume, pantallona, pulovra, këmisha dhe këpucë!

Vjedhje e hapur si kjo e 150 milionë lekëve, vetëm në Bashkinë e Erion Veliajt mund të gjendet! Ndërkohë, Vosjava ka rritur këtë vit  edhe çmimin e qepjes.

Lexo edhe: 6 mln euro shtesë për inceneratorin, edhe këshilltarët e Bashës kundër Veliajt

Etiketa: abuzimErion Veliajred flagtenderunifmorat e policise bashkiakevojsava zenelaj

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Dhunoi nënën, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Përplasen dy kamionë në Elbasan, Plagoset një 56-vjeçar nga Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com