GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i fal 10 MLN lekë firmës që mori pjesën në aferën e Unazës

09:43 - 16/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas projekti për “Pyllin Orbital” arriti në qorrsokak se, siç paralajmëroi KLSH, s’ka më vend që të mbillen pemë, Veliaj kthehet tek lulishtet.

Pas projekti për “Pyllin Orbital” arriti në qorrsokak se, siç paralajmëroi KLSH, s’ka më vend që të mbillen pemë, Veliaj kthehet tek lulishtet.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektet që publikon Bashkia Tiranë dhe që i reklamon si investime të reja, në fakt janë vazhdime të planeve të vjetra që duhej të kishin përfunduar me kohë. Gjithashtu, shumica e tenderëve tashmë janë zgjatje afatesh dhe shtesa kontrate, në kundërshtim të ligjit.

Këtë herë kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur t’i rikthehet  një zone në Kombinat, ku kryesisht ka ndërtime informale dhe që shpesh herë kryebashkiaku ka paralajmëruar se do të shemben. Bëhet fjalë për tenderin me objekt Loti I: “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Rikualifikimi urban i zonës informale që kufizohet nga rrugët Sabaudin Gabrani – Jonuz Rama – Hamdi Çullhaj – Damian Himarioti – Bari Ishka – Vasfi Samini – Alush Elmaz Taka”. Për këtë tender Veliaj ka vendosur në dispozicion 10 milionë lekë dhe puna që do të kryhet është pastrimi i barishteve në zonën rreth dhe brenda lagjes, lyerja e fasadave dhe vendosja e koshave të mbeturinave.

Lind një pyetje: Pse Veliaj nuk i kryen këto shërbime siç duhet,  kur ka zhvilluar tenderët për ndërtimin e secilës rrugë? Kujtojmë se dy prej tyre rrugëve, “Hamdi Çullhaj”  dhe “Damian Himarioti”, janë rikonstruktuar në vitin 2020 dhe madje asaj kohe kryetari Veliaj është mburrur se si e transformoi këtë lagje me shtrimin e rrugës. Epo paska harruar ca punë, që tashmë po i shtojnë koston qytetarëve të Tiranës.

Sikur e përmendën, në lojë janë 10 milionë lekë për lyerje fasade dhe pastrim shkurresh dhe sigurisht asnjë kompani nuk do ta humbiste këtë rast, prandaj shohim në dokument që janë paraqitur 9 oferta. Në pamje të parë të jepet përshtypja se ka qenë një garë e fortë. Në fakt, nuk ka patur garë fare.

8 prej ofertave Bashkia Tiranë i ka skualifikuar që në fazën e parë të garës, për në fazën finale ka mbetur vetëm oferta e firmës   “INSTITUTI I KONSULENCES NE NDERTIM “IKN” shpk, me pronarë Holta Çotën dhe Saimir Mysliun. Kështu, u shtua një 10 milionë lekësh për punë që bëhen për së dyti në zona informale dhe tenderi u mbyll në mënyrë informale.

Për këtë kontratë të fituar  “INSTITUTI I KONSULENCES NE NDERTIM “IKN” shpk është dhënë ‘Flamuri i Kuq’ nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

 

INK, e përfshirë në aferën e Unazës

Në fakt kjo kompani njihet për pjesëmarrje nëpër afera të mëdha siç është ajo e ndërtimit të Unazës së Madhe.

Në vitin 2019, në media janë publikuar fakte dhe janë ngritur dyshime të forta rreth procedurës së përzgjedhjes së kompanisë, e cila do të mbikëqyrte punimet që do të kryhen nga ‘Salillari dhe Bajrami N’, në segmentin e Unazës së Re, nga “Pallati me Shigjeta” tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Pasi u lejua nga Autoriteti Rrugor dhe Komisioni i Prokurimit Publik që të vijonte garën në konflikt interesi, madje duke e shpallur të parën me pikë për kriterin teknik, Kompania Instituti i Konsulencë në Ndërtim (INK) u fut edhe më tej në projekt .  Kur dokumentet e atij tenderi u publikuan në datën 1 nëntor 2019, shihej se INK kishte paraqitur një ofertë financiare anomalisht të ulët, me qëllim për t’u shpallur me çdo kusht fituese e tenderit për mbikëqyrjen e Salillarit, me të cilin ka lidhje të forta ekonomike. Konkretisht, Instituti i Konsulencës në Ndërtim ka paraqitur ofertën financiare në shumën 6.206.400 lekë, në një kohë kur fondi limit për shërbimin e mbikëqyrjes së punimeve në Unazë ishte 10.700.000 lekë. Oferta e INK ishte sa 58% e fondit limit, pra duke ofruar një ulje prej 42%.

Sipas vendimit të qeverisë me nr. 914, datë 29.12.2014, për miratimin e rregullave të prokurimit publik, në nenin 66, “…oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% e fondit limit të përllogaritur”. Në rasti konkret, edhe pse oferta është ulur në masën 42% të fondit limit, komisionit të vlerësimit të ofertave pranë Autoritetit Rrugor,  e vlerësuan me më shumë pikë ofertën INK në raport me ofertat financiare të kompanive të tjera, të cilat duken të arsyeshme nga pikëpamja ekonomike dhe mundësitë për të kryer shërbimin. Një ofertë kaq e ulët ngre dyshimte të forta rreth interesave të INK, për të kryer mbikëqyrjen me 42% skonto dhe ndoshta me humbje.

Dhe ashtu ndodhi, ai lot i unazës ka patur shpesh herë dëmtime, punime nuk janë kryer si duhet dhe paratë e mbikëqyrjes nuk shërbyen për qëllimin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.                      

Etiketa: abuzimdokumentErion Veliajred flagtender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Korreshi: Urdhëruesit e dhunës duhet të përjashtohen nga PD

Vizita e Blinken, Korreshi: Deklaratat e Ramës për Kosovën janë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com