GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i fshin 13 firma për Salillarin, i jep 4.8 milionë euro për rrugët e Kombinatit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku Veliaj pasi mbaroi fondet e këtij viti, po bën tendera me paratë e planifikuar për dy vitet në vijim. Para zgjedhjeve

Kryebashkiaku Veliaj pasi mbaroi fondet e këtij viti, po bën tendera me paratë e planifikuar për dy vitet në vijim. Para zgjedhjeve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Veliaj pasi mbaroi fondet e këtij viti, po bën tendera me paratë e planifikuar për dy vitet në vijim. Para zgjedhjeve, kryebashkiaku e ka bërë pjesë në buxhetin afatmesëm 2024-2026 edhe oligarkun Salillari, i cili mbushi arkat me fondet e rindërtimit dhe nuk u mjaftua, por po përpin çdo qindarkë të këtyre projekteve.

Edhe tenderi që do të denoncojmë sot është vazhdim i projekteve që nisën me fondet e rindërtimit pas tërmetit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës publike brenda Unazës së Re së zonës, sipas PDyV Kombinat, (Faza 2).
“Burimi i financimit: me burim financimi Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr.36, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 125 datë 22.12.2023 të Këshillit Bashkiak Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024”’, theksohet në dokument.

Ky projekt përfshin lagjet në Kombinat, ku u prishën pallatet (për një pjesë të mirë pati rezistencë nga qytetarët) dhe po rindërtohen banesa të tjera.

Punime gjysmë të gatshme

Me këtë tender do të bëhet ndërhyrje vetëm në zonën me numër 1. Që konkretisht është pjesë e lagjes Kombinat. Ndërtesa, rrugët kryesore dhe lëni e hapësirës për ndriçim dhe ujësjellës janë bërë nga një tjetër kompani.

“Sipërfaqja e totale e ndërtimit 240,000 m2 .numri i popullsisë qe do akomodohet ne apartamente është marre mbi bazën e një apartamenti 80m2 me pesë anëtarë

Detyra e Projektimit për projektin “Ndërtimi i infrastrukturës publike brenda unazës së re së zonës sipas PdyV Kombinat” përfshin ndërtimin e një rrjeti shpërndarje të shtrirë në trotuare të rrugëve që të krijojë mundesinë e furnizimit me ujë në banesat e reja që do rindërtohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019. Në këtë detyrë janë përcaktuar llojet e materialeve që do të merren për projektim si dhe sasia e ujit për banorë që do merret në llogaritje. Të katër zonat që do rindërtohet do kenë pika furnizimi nga sistemi unazor i furnizimit me ujë i ndërtuar nga një kompani tjetër’, specifikon dokumenti.

Kjo do të thotë se firma që fiton këtë tender do të merrem vetëm më hedhjen e asfaltit në rrugë, sistemimin e kanalizimeve. Pasi edhe kjo e fundit do të marrë furnizimin nga rrjeti i krijuar për Unazën e re, fituesi do të merret me  mbylljen e sistemit të vjetër të ujësjellësit, pra gjysma e punës është gati. Gjithsesi, Veliaj ka vendosur 4.8 milionë euro në dispozicion.

Këto para i ka fituar oligarku Pëllumb Salillari

. Gara për tenderin ka qëndruar e hapur nga 2 deri në 26 gusht 2024, ku dorëzuan oferta 14 firma. Pjesëmarrja është mirë për të zgjedhur ofertën më të favorshme dhe që plotëson kriteret. Por Bashkia Tiranë nuk është nga ato institucione që respekton  ligjin mbi prokurimet.

Menjëherë janë mënjanuar nga gara 13 oferta, përveç firmës Salillari, që ka propozuar të bëjë punën me 2.8 milionë euro.

Kishte edhe kompani të tjera që e bënin punën më lirë se sa Salillari, por nuk ishin këtë radhë në mendjen e Veliajt.

Kështu Salillari siguroi fondet që nuk janë miratuar ende, për trotuare dhe korsi biçikletash që duhen të nisin para zgjedhjeve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimgarekombinartPellumb Salillarired flagSpaktender

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
“S’mund të heshtim për Salianjin”, Berisha: Kurrë nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

“S’mund të heshtim për Salianjin”, Berisha: Kurrë nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com