GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i fut në xhep Kastratit 100 MLN lekë pa garë për benzinë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastrati merr thuajse gjithë buxhetin e shtetit që prokurohet për blerje karburantesh.

Kastrati merr thuajse gjithë buxhetin e shtetit që prokurohet për blerje karburantesh.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk i ndahet shpirti nga aferat me oligarkun Shefqet Kastrati. Çdo herë që bëhet fjala për blerje karburantesh nga bashkia apo institucionet vartëse, fituesi dihet pa u shpallur tenderi.

Kastrati meqenëse është dominues i tregut të naftës nuk ngurron të zhvatë edhe tenderët me vlerë të vogël. Edhe këtë herë ai e ka nisur shtatorin me 100 milionë lekë dhuratë nga Veliaj.  Më datë 1 shtator  2023 është firmosur kontrata për tenderin me objekt “Blerje benzinë Premium Unl 10ppm”, e hapur nga  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, në varësi të Bashkisë Tiranë.

Siç ndodh rëndom me këto prokurime për karburant, Kastrati ka qenë e vetmja kompani që ka paraqitur ofertën në fillim të gushtit dhe pas një muaji Veliaj menjëherë firmosi marrëveshjen.

Sigurisht në mungesë konkurrence u shpall fituese oferta e vetme me vlerë sa 98% e fondit limit. Për këto shkelje, procedura mbart risk të lartë korrupsioni, prandaj Open Data Albania e ka futur në zonën e kuqe këtë prokurim, duke ia shtuar listës me dhjetëra tenderë të negociuar mes Kastratit dhe Veliajt.

Kontrata me Kastratin mbetet e hapur

Ndërkohë, vëmë re se për këtë kontratë nuk është përcaktuar një afat përfundimi.  “Nga lidhja e kontratës/ kontratave deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor sipas kërkesës, në bazë të marrëveshjes kuadër”, thuhet në dokumentet e tenderit. Çka do të thotë se kjo vlerë prej 96 milionë lekësh do të rritet në vazhdim sepse Veliaj do të blejë sërish karburant në muajt në vazhdim.

Në dokumentet standarde të tenderit thuhet se nga vlera e vënë në dispozicion 33 milionë lekë do të shpenzohen për të blerë benzinë në këto 3 muajt e këtij viti. Ndërsa pjesa tjetër 63 milionë lekë do të shpenzohet për benzinë në fillim të vitit 2024.

 

Kastrati merr thuajse gjithë buxhetin e shtetit që prokurohet për blerje karburantesh. Kujtojmë se në 31 mars 2023, Kastrati mori super tenderin me 7 lote, 4.5 miliardë lekë për blerje nafte nga Agjencia e Prokurimeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Lexo edhe: Pasuesi i Safet Gjicit në Kukës nën hetim se i dha Kastratit 210 MLN lekë pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenzineErion VeliajKastratitender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Kombëtarja U-21/ Dëmtohet Pajaziti, Asani dhe Rexhepi bashkohen me ekipin

Kombëtarja U-21/ Dëmtohet Pajaziti, Asani dhe Rexhepi bashkohen me ekipin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com