GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep 70 ml lekë tender kompanisë që bashkëpunoi në aferat e Thoma Gëllçit

16:32 - 02/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj iu trembet banorëve të “5 Majit” refuzon të përballet me ta te “Ligjet”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë është tashmë e njohur për numrin e lartë të tenderave në shkelje dhe për faktin se nënshkruan kontratë vetëm me disa kompani të zgjedhura oligarkësh. Këtë herë Veliaj ka vendosur të rikthejë në lojë një kompani që dikur mbytej me tendera nga ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi. Veliaj  ka publikuar sot dokumentet e një tender me numër reference  REF-23576-03-30-2022 me vlerë  6,647,616.00 lekë të reja, vetëm për mirëmbajtjen e softwear-ve. Sipas dokumenteve të publikuara në faqen e Agjencisë së Prokurimeve, fitues i këtij tenderi është shpallur kompania  , e cila ka paraqitur ofertën sa fondi limit. Në këtë kushte, duke qenë se kontrata është me procedurë të hapur të thjeshtuar, deri në mbylljen e tenderit bashkia ka përllogaritur dhe disa shpenzime shtesë, duke bërë që vlera përfundimtare që do të shpenzohet për këtë shërbim është 7,737,824.40 Lekë.

Pra, kompania  “S & T ALBANIA” me administrator Kleanthi Prifti do të marrë 70 milionë lekë vetëm për të mirëmbajtur softweret në zyrën e Veliajt për një vit.  Sistemi i Bashkisë që duhet t’iu vijë në shërbim qytetarëve shpesh nuk punon, tashmë nuk e dimë se ku shkojnë këto miliona lekë që Veliaj nxjerr çdo herë nga një tender, për mirëmbajtjen e pajisjeve të këtij sistemi. Më tutje ajo që bie në sy nga shqyrtimi i dokumenteve të  “S & T ALBANIA” është fakti se kjo kompani ka në total 9 kontrata të nënshkruara dhe pjesa më e madhe nga Radio Televizioni Shqiptar, kur në krye ishte Thoma Gëllçi. Tashmë rrugën ja ka hapur Veliaj.

Aferat e “S & T ALBANIA” me Gëllçin

Kjo kompani ka marrë disa tendera nga ish-drejtori i RTSH, por  do të theksojmë këtu një nga kontratat që bëri bujë në media dhe hodhi dyshime për aferat korruptive të  Gëllçit, që tashmë e çuan atë prapa hekurave. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar gjatë vitit 2020, kur vendi ishte në krizë të thellë dhe nën kthetrat e pandemisë.  Ndonëse gjatë asaj kohe RTSH mori shumë fonde me pretekstin se po iu jepte programet mësimore nxënësve, Gëllçi nuk i kënaq dhe vazhdonte nga ana tjetër me tendera për hesap të vetë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-56384-17-04-202, përmes të cilit “S & T ALBANIA” ka “gllabëruar” 400 milionë lekë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Gëllçi ka dhënë këtë shumë parash për  të vendosur programe në Arkivin e RTSH, që në të vërtet nuk  funksionon aspak. Sikur cekëm më lartë, ky tender ishte pjesë e hetime për të zbuluar aferat e Gëllçit, pasi për të nuk është  zhvilluar një garë e mirëfilltë.

Në dokumente tregohet se në garë  kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat kompania humbëse nuk ka paraqitur fare ofertë ekonomike. Në këtë mënyrë rruga ka qenë e hapur për firmën “S&T Albania” shpk që të fitojë garën.  Rezulton se kjo kompani ka si pronare kompaninë e huaj S&T AG.

Por, pavarësisht këtyre skandaleve Veliaj nuk ka ngurruar ta gostisë këtë kompani me një tender kaq të majmë. Madje duke si një krah për ta rikthyer atë në rrugën e aferave, duke qenë se pati një shkëputje pas arrestimit të Thoma Gëllçit.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimkompania e skandalevekryesore2s dhe t alabaniatendertender pa gareThoma GëllçiVeliaj

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Osmani letër presidentit Biden: Është momenti që Kosova të anëtarësohet në NATO

“Ballkani i Hapur nuk e trajton Kosovën si partnere”, Osmani: Ja cili është synimi i Vuçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com