GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj i jep ish-drejtorit të tij 60 mijë euro për konsulencë strategjike

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj i jep ish-drejtorit të tij 60 mijë euro për konsulencë strategjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-drejtor i Erion Veliajt ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës për shërbime konsulence strategjike. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Enkelejd Musabelliu, i cili është “shpërblyer” nga ish-eprori. BoldNews.al ka siguruar dokumentet e tenderit, ndërsa ka hulumtuar edhe dokumente të tjera që faktojnë lidhjen e z.Musabelliu me Bashkinë e Tiranës, teksa ka dyshime të mëdha për konflikt interesi. Në dokumente është shkruar mjaft qartë se shërbimet e konsulencës, z.Musabelliu, do ti ofrojë edhe për drejtorinë që ka drejtuar. Por, emri i këtij ish drejtori lidhet edhe me projektin e famshëm të Bashkisë së Tiranës, atë të dhënies me PPP të shkollave publike në kryeqytet. Madje, edhe i një sërë veprimesh të tjera, ndërsa tashmë ish-drejtori do të paguhet për “konsulencë strategjike”.

 

 

Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e procedurës tenderuese me objekt “shërbim konsulence”, ndërsa përshkrimi i kontratës ishte “konsulencë strategjike Tik”. Tenderi është shpallur në datë 23 maj 2022, ndërsa firma e vetme që ka marrë pjesë në garë është operatori ekonomik “Adriatica RC”, e cila ka pasur një vlerë të ofertës prej 6.545.000 lekë (me TVSH 7.854.000) dhe totali i pikëve  të marra ka qenë 93.6. Firma, e cila sipas këtij dokumenti, ka si adresë njësinë Bashkiake nr.5 në Tiranë.

BoldNews.al hulumtoi dokumente të tjera, teksa sipas QKB-së, firma “Adriatica RC”, fituese e tenderit të Veliajt, është themeluar në datën 6 mars 2020. Objekti i firmës është “konsulencë dhe shërbime në fushën e shoqërisë së informacionit, teknologjisë së regjistrave të shpërndarë, sistemeve të  informacionit, komunikimit dhe menaxhimit. Konsulencë në fushën e drejtësisë… etj, etj”. Pronar me 100 % të aksioneve është z. Enkelejd Musabelliu, i cili është njëkohësisht edhe administrator i kësaj shoqërie.

Por, kush është z. Enkelejd Musabelliu?! BoldNews.al bëri një kërkim të thjeshtë në internet, ku do të gjesh me dhjetëra lajme dhe kronika të mediave të ndryshëm me emrin e z. Enkelejd Musabelliu. Bazuar në këto kronika, ai ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës. Madje, BoldNews.al shfletoi edhe dokumente të vendimeve të ndryshme të Veliajt, ku emri i këtij personi rezulton si punonjës i Bashkisë së Tiranës.

 

 

Sipas specifikimeve teknike të këtij tenderi, rezulton se konsulenca strategjike që kërkon Bashkia e Tiranës ka të bëjë edhe me drejtorinë që ka drejtuar z. Enkelejd Musabelliu. Ja çfarë shkruhet në këto dokumente për Drejtorinë e Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik;

Të nxisë zhvillimin ekonomik urban e rural nëpërmjet përmirësimit të klimës së biznesit dhe propozimeve lehtësuese në paketën fiskale vendore, menaxhimit efikas të territorit dhe tokës bujqësore.

Të rrisë kapacitetet institucionale të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik.

Të ruajë parimet e eficensës, efikasitetit dhe ekonomisë në të gjitha detyrat e ndjekura.

Të përfitojë programe financuese (IPA 2, CrossBorder, BAS, Smile etj.)

Të planifikojë dhe ndërtojë sheshe sportive në blloqe rekreative banimi, rikonstruksione shkollash me fonde donatorësh.

Të promovojë kapacitetin ekonomik të territorit nën administrim, me qëllim thithjen e investimeve vendase dhe të huaja dhe nxitjen e punësimit.

Natyrisht, pikat e para kanë të bëjnë me investimet strategjike, të cilat i kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit. Dhe, duke qenë se Musabelliu ka qenë një nga nismëtarët e PPP-ve të shkollave, nuk përjashtohet mundësia që territore të Bashkisë së Tiranës t’i jepen privatëve, ku pjesë është edhe ish-drejtori!/BoldNews.al/

 

Etiketa: drejtoriErion Veliajkonsulencekryesore2strategjike

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
“Vendi më mahnitës”, Yuri Kim viziton zonën e Apolonisë në Fier

“Vendi më mahnitës”, Yuri Kim viziton zonën e Apolonisë në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com