GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj iu fal 63 mln lekë për një godinë, dy oligarkëve që vodhën nga tërmeti

15:21 - 09/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj iu fal 63 mln lekë për një godinë, dy oligarkëve që vodhën nga tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,Ve ka firmosur këtë herë një tender, i cili duket hapur që është aferë e thurur vetëm për të përfituar ca para. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Studim Projektim “Ndërtim Godina 23 “, për të cilin do të shpenzohen 63 milionë lekë. Me ka lekë i Lali mund të kishe ndërtuar një shkollë nga e para, jo vetëm të bësh projektin e një godine.

T’iu sqarojmë edhe ju; Me këtë tender do të bëhet vetëm projektimi i planit të një godine të thjeshtë, që do të shërbejë si godinë shtesë për shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”. Ndërsa për ndërtimin e kësaj godine do të hapet tender tjetër.

 

Gjithsesi e dukshme që Veliaj e ka marrë shtruar vjedhjen nga fondet e kësaj shkollë, pasi edhe për 63 milionë lekë ka firmosur kontratën në shkelje ligjore dhe me dy oligarkë që iu është dëgjuar emri për skandale gjatë tërmetit të vitit 2019. Gara për këtë tender është mbyllur më 16 tetor 2023 dhe kanë paraqitur oferta 3 kompani. Veliaj dhe stafi i tij kanë marrë 2 muaj kohë për publikimin e fituesit dhe ne menduam që po shqyrtojnë ofertat e bëra, në fakt në ditën e zhvillimit të tenderit me 22 dhjetor 2023 kishte mbetur në garë vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “TESLA VIZION” shpk – “INFRATECH”shpk, me vlerë 60 milionë lekë.

Pa asnjë konkurrentë përballë atë përfituan në tavolinë tenderin dhe tashmë po gëzojnë marrjen e fondit. Ndërsa Veliaj përveçse se po përfiton përqindjen e tij, edhe do mburret me godinën e re që po i shton kësaj shkolle.

Në fakt nga të dhënat duket qartë që vetëm po përpiqet të vjedhja, sepse në ndërtimin e saj 6 vite më parë nuk mundi të fuste dot duart, për shkak se financimi dhe mbikëqyrja u bënë nga BE.

Shkolla “Ardian Klosi”, që mban emrin e publicistit dhe përkthyesit të njohur, u përurua në 19 shtator 2017 nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kjo shkollë u ndërtua edhe falë mbështetjes nga Komisioni Evropian.

Bashkëpunëtorët e Veliajt

Tashmë edhe një tip magazine që po i shton, hartimin e planit po e lë në duart e dy oligarkëve, që në fakt duket se do t’i hapin rrugë lëvrimin e milionave të tjerë. “INFRATECH”shpk, është në pronësi të  Filjana Veizaj, e cila është akuzuar nga banorët e pallatit numër 4 te rruga ‘Myslym Keta’ se ka falsifikuar dokumentet e ekspertizës në mënyrë që të plotësonte dëshirën e Veliajt për prishjen e pallatit. Banorët kanë bërë të ditur se pallati është inspektuar nga ekspertë bullgare dhe nga profesoresha Luljeta Bozo të cilët e kanë klasifikuar po njësoj objektin të banueshëm me dëme të lehta dhe mesatare, dhe pa rrezik.

 

Më pas, Bashkia Tiranë kërkon ekspertizë të thelluar nga një kompani private, ekspertët e së cilës sipas banorëve nuk janë parë të inspektojnë objektin.

Kjo “ekspertize e thelluar” e realizuar nga INFRATECH, Filjana Veizaj, që mban datën 16.07.2020, (8 muaj pas termetit) e kërkuar me insistim dhe e paguar nga bashkia Tiranë strumbullari i vendimit të mëparshëm të Këshillit Bashkiak Tirane dt 01.03.2022 për shembjen e pallatit. Kompania private INFRATECH e vlerëson ndërtimin 5 katesh në rrezik e të pabanueshëm duke marrë si kriter sigurie eurokodin 8.

 

Ekspertizën e thelluar të bërë privatisht nga kompania INFRATECH, bashkia ia dërgon për oponence ish kreut të Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu i cili e kishte klasifikuar një here objektin DS.3. Në kohë rekord, vetëm dy ditë pas dërgimit vjen përgjigja kontraverse që pallati përbën rrezik dhe duhet shembur. Pra si logjik i bie që eksperti i njohur ka besuar me shume letrat e kompanisë private sesa të vërtetës që sytë e tij kishin pare ne terren.

Por në shkresën e firmosur nga Hysenlliu, pikërisht firma e të ndjerit që nuk ngjet fare me firmat e tjera të tij përfshire dhe atë mbi akt ekspertizën e 22 dhjetorit 2019. Është pikërisht ndryshim i firmës mbi këtë dokument të zbuluar me shumë mund nga banoret pas vdekjes së të ndjerit që i shtyn ata të mendojnë për falsifikim të qëllimshëm të dokumentit  dhe strumbullari ishte Filjana Veizaj q sot po i lihet në dorë ndërtimi i një godinë arsimore.

Ndërsa firma “TESLA VIZION” shpk  është në pronësi të  Defrim Celami, emri i të cilit në kohën e tërmetit u përmend si  specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh në Durrës, i cili u shemb dhe la disa viktima.  E pra, SPAK duhet të fillojë të hetojë këto afera të Veliaj, para se të jetë tepër vonë dhe të kemi fatkeqësi të tjera.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion VeliajinfatechShkollatërmeti

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Hila largohet nga Tirana, mesfushori rikthehet në vendlindje

Hila largohet nga Tirana, mesfushori rikthehet në vendlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com