GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj jep 180 mln lekë për makina/ Çdo javë nga një tender dhuratë për oligarkun Behar Çukaj

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj jep 180 mln lekë për makina/ Çdo javë nga një tender dhuratë për oligarkun Behar Çukaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk e dimë se çfarë e lidh kaq shumë Lali Erin me oligarkun Behar Çukaj, por duket qartë se kryebashkiaku thyen dhe ligjin për të pasuruar biznesmenin. 180 milionë është vlera që ka përfituar Çukaj këtë javë nga Erion Veliaj. Në fakt, çdo javë ai fiton një kontratë falë abuzimeve.

Së fundi, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje mjete transporti” për  Drejtorinë e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Vetëm kompania “Autovision” sha që ka si administratore Loreta Beqaraj, ka paraqitur ofertë. Në fakt pronari i vërtet është oligarku i njohur Behar Çukaj. Në të dhënat e grumbulluara rezulton se,  B O L V – O I L sh.a. është kompania mëmë zotëruese e “Autovision” sha, e cila për të spekuluar situatën është bashkuar për këtë garë me kompaninë INPLY me pronar Raship Çelo, i cili gjithashtu është i privilegjuari i Veliajt.

Këto dy kompani kanë marrë pjesë si bashkim operatorësh dhe nuk kanë patur asnjë konkurrues tjetër në garë. Por, për Veliajn cenimi i konkurrencës nuk ka asnjë rendësi. Kështu, drejtoria e Ndriçimit Publik, në varësi të tij,  ka shpallur fitues për tenderin 180 milionë lekë  Behar Çukajn dhe Rashop Çelën.  Ndonëse qytetarët kërkojnë më shumë investime për shërbimet bazë, Veliaj i shpenzon paratë e bashkisë për tu blerë makina të reja vartësve të tij.

Histori e gjatë korrupsioni

Sikur e përmendëm më lartë, kompania “Autovision” është në pronësi të Behar Çukajt, i denoncuar disa herë në media dhe në KPP për tenderët pa garë që përfiton. Disa javë më parë Gijotina.com ka denoncuar se si Çukaj ka përfituar një tjetër tender me vlerë 87 milionë lekë. Ndërsa, 3 muaj më parë, OST i dha oligarkut të naftës Behar Çukaj gjysmë miliard lekë përmes një tenderi pa garë.

Kaq shumë kontrata pa garë, afera për tenderë me çmime marramendëse dhe favorizimi i çdo kompanie të Çukajt, tregojnë qartë se ky njeri ka një lidhje shumë të mirë për Veliajn. Ndërkaq, Çukaj, përmes kompanisë së B O L V – O I L SHA”, njihet si një nga oligarkët e naftës.

Në vitin  2018  Banorët e zonës naftë mbajtëse Patos-Marinzë për disa ditë me radhë janë ankuar, se dhjetëra autobotë të kompanisë “Bolv Oil” mbusheshin te depozitat e naftës së Albpetrol. Sipas tyre, këta autobotë pasi mbushen me naftë të saponxjerrë nga nëntoka transportoheshin nëpër pikat e shitjes në vend. Sipas mediave, u konstatua se buzë rrugës nacionale Fier – Berat, pikërisht në zonën që pretendonin banorët, kishte dhjetëra autobotë me logon e “Bolv Oil”. Ky skandal mbeti i pazbardhur asaj  kohe nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, pak kohë më parë, edhe kompania INPLY me pronarë Raship Çelo ka marrë tenderin me vlerë 50 milionë lekë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence. Është e qartë se për të gjitha rastet e sipërpërmendura Veliaj i ka hartuar këto kontrata me fitues të paracaktuar Çukajn dhe Çelon.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: .Behar CukajErion Veliajkryesore2tender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Asllani: Dikur e shikoja në TV, tani jam te Shqipëria! Milani? S’më pëlqejnë fjalët

“I kemi shanset për të fituar ndaj Izraelit”, Asllani për minutat te Interi: Kam para një Brozovic, duhet durim!

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com