GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj jep 501 MLN lekë për “parashikim tërmetesh”, të pastrehët presin Rindërtimin

15:13 - 20/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj  jep 501 MLN lekë për “parashikim tërmetesh”, të pastrehët presin Rindërtimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kryebashkiak i korruptuar është fatkeqësi më e madhe për banorët se sa tërmeti, përmbytjet apo zjarret! Ndërkohë që rindërtimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 ka mbetur propagandë dhe qytetarët mashtrohen me “bonuse qiraje”, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bën tender t’i japë klientit të tij 413 milionë lekë për të studiuar riskun nga fatkeqësitë.

Me këto lekë do të parashikohet sa tërmete mund ta godasin kryeqytetin 7 vitet në vijim, sa dëme do të shkaktojnë, si do të ruhemi prej tyre, si do ta bëjmë rindërtimin. Këtë bënë të mundur Lali Eri, duke ua marrë funksionet Akademisë së Shkencave, Universitetit, Sizmologjisë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe institucioneve të tjera që i kanë fokus këto fenomene.

Nga ana tjetër, ligji e urdhëron kryetarin e Bashkisë Tiranë që në buxhetin vjetor të planifikojë 4 % të vlerës totale për Emergjencat Civile.

Po të shohim tabelën e buxhetit për vitet 2023, 2024, 2025, 2026, janë ndarë për këtë qëllim zero lekë.

 

Nëse ndodh një fatkeqësi (larg qoftë!) Lali Eri dhe këshilli i tij bashkiak kanë ndarë zero lekë fond rezervë, zero lekë fond kontigjence. Ndërsa për shërbimet e mbrojtjes nga zjarri janë ndarë vetëm 1% e buxhetit të bashkisë.

Mirëpo, Lali Eri i shqetësuar për atë që mund t’i kanoset kryeqytetit në 7 vitet e ardhshme, heq nga buxheti i bashkisë për vitin 2024 jo pak, por 413 milionë lekë.

Duke iu kthyer në fokus të kësaj teme, po ju tregojmë se Bashkia Tiranë do të hartojë një plan për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë natyre. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Për miratimin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë e Strategjitë për zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 në Nivel Lokal’.

Siç shihet bëhet fjala vetëm për hartimit e një plani. Kjo është tabela e përmbylljes së punës:

Kompania që ka caktuar Lali Eri t’i përfitojë këto lekë duhet të ketë 2 ekspertë gjeodezie, një ekspert për menaxhimin e riskut të fatkeqësive, një inxhinier ndërtimi dhe një ekspert të zhvillimit ekonomik social lokal. Po mirë, nuk ju mjafton Drejtoria e emergjencave civile e bashkisë për ta bërë këtë studim? Nëse drejtoria i ka të paftë njerëzit, atëherë të bëhet konkurs sipas statusit në nëpunësit civil dhe të merren në punë njerëz me këto njohuri dhe diploma.

Sakaq, sipas dokumentit të publikuar shohim që për këtë tender janë paraqitur 3 oferta dhe fituese është shpallur kompania “UTS – 01” shpk, në pronësi të  Markel Baballëkut.

Tenderi ka nisur më 19 shtator 2023 dhe ka përfunduar në i denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Më datë 30 nëntor 2023, KPP, pasi shqyrtoi informacionin e paraqitur vendosi: Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Abkons” SHPK. Nuk dihet pse u vonua Lali Eri deri në 19 mars 2024 për të lidhur kontratën me fituesin, por është e qartë se ky tender është shpikur thjesht për të nxjerrë paratë nga arka e bashkisë dhe për të kredituar llogarinë kompanisë private.

Nuk mjaftonte ky fond, por Lali Eri u heq edhe miliona të tjera taksapaguesve kryeqytetas sërish për “Emergjencat”.

Një tender me fond limit 83 milionë lekë kërkon konsulencë për projektin e emergjencave në kopshte!

Po pse nuk e përfshin tenderi i fituar nga profesor Baballëku këtë lloj risku?! Më datë 29 mars 2024 do të zhvillohet edhe tenderi me objekt “Studim Projektime në Programin e Çështjeve të Përgjithshme Ekonomike”. Edhe me këtë prokurim, ku do të dalin nga arka 83 milionë lekë, Lali Eri do të hartojë një plan sigurie për mbrojtjen e kopshteve dhe çerdheve nga fatkeqësitë natyrore.

Dy vjet punë për ta hartuar këtë planin që kushton 83 milionë lekë! I paskemi pasur fëmijët në rrezik të madh e nuk e paskemi ditur!

Fakti tjetër që po del në dritë është se sa më shumë drejtorë të Veliajt vihen nën hetim nga SPAK, aq më shumë kryetari po e rrit dozën e shpërdorimeve të parave të taksapaguesve kryeqytetas.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimCerdheErion Veliajtendertermete

Lajme të lidhura

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Para
Eksperti zbardh detaje mbi vrasjen e Bejtjas: Ekzekutorët morën…

Eksperti zbardh detaje mbi vrasjen e Bejtjas: Ekzekutorët morën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26

https://www.youtube.com/watch?v=Ymyym6Jyx10 Tenderat e Rindërtimit në Durrës vazhdojnë të ndahen me një grusht biznesmenësh të lidhur me Qeverinë dhe me kryebashkiaken...

Lexo më shumë
Vodhën në një qendër tregtare në Tiranë, ndalohen katër autorët

Lëvizte me pistoletë në brez te “Tregu Elektrik”, arrestohet i riu në Tiranë

13:58 - 23/02/26
Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, persona ‘të fortë’ kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

13:21 - 23/02/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

13:10 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com