GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Veliaj kërcënon nga qelia: Menduan se duke me futur në burg, do më mbyllnin gojën

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Si të vjedhësh 1.1 milion euro nga skena kulturore shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu.

Në reagimin nga paraburgimi i Durrësit, Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të Sali Berishës arrestimin e tij me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado.

Reagimi i Erion Veliajt: 

Të dashur miq, më lejoni ta vijoj çmontimin e dosjes farsë edhe këtë të dielë. Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.
Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Ëillis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).
Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme.
Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat, por sot si ditë e dielë, po ju gjezdis në faqen 35, pika 19, ku violinisti dështak shkruan:
“…Gjithashtu, janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t’u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…”.
Çfarë tmerri të merresh në vitin 2025 me lodrat e një truri si të Sigurimit të Shtetit në vitin 1975!
Dhe imagjinojeni që vetë ky klloun, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2009, deklaron: “Të ardhura të përfituara nga dietat”! Jo vetëm kaq, por në të njëjtin deklarim, Bruce Dado deklaron si të ardhura të tijat edhe shumat e “transferuara nga Këshilli i Evropës për dieta udhëtimi”. S’ka asgjë të keqe në këto, të kuptohemi!
E keqja është kjo më pas, kur zëmarrësin dhe zëdhënësin e prokurores së përgjithshme në atë kohë, e kanë armatosur sot me shpatën e SPAK-ut për të prerë koka njerëzish të pafajshëm, me argumenta që vetëm një gjysmë idiot dhe gjysmë kriminel nuk ka turp t’i shkruajë.
Referuar legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, me termin “dieta”, kuptohen shpenzimet për ushqim dhe këto janë ato që marrin të gjithë punonjësit e shtetit nga buxheti i vetë shtetit. Që domethënë, se këto as NUK prokurohen, as nuk ka se si prokurohen, se me logjikën e këtij lëkurë sholle për të marrë dieta punonjësit e shtetit duhet të hyjnë në një tender se kush merr më pak lekë për ushqim! A e kuptoni se sa i paaftë, i pacipë dhe i patru është ky tipi?
Nga ana tjetër, sigurisht që të deklarosh si të ardhur një shumë të caktuar dhe burimin e saj, nuk nënkupton se kjo shumë është kursyer, dhe aq më tepër që këtë shumë mund të ta ketë pasuar një i tretë… siç çuditërisht i lind pyetja këtij prokurori, të cilit i duhet hequr e drejta e profesionit si element i rrezikshëm për logjikën njerëzore dhe i duhet akorduar trajtim mjekësor falas për sasira të frikshme uji në tru!
Është pikërisht deklarimi, në fakt, ai që ligjëron edhe shpenzimin dhe në të kundërt, mosdeklarimi mund të nënkuptojë se shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga dikush tjetër.
Tani po i ngre edhe unë disa pyetje se u pa puna:
1. Pse qenka habitur prokurori që unë kam deklaruar dietat si të ardhura, kur këtë e paska bërë edhe vetë?
2. Në qoftë se në rastin tim, prokurorit i paska lindur pyetja: “kush ia ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat”, a nuk krijohet dyshimi i arsyeshëm se në rastin e shtetasit Ols Dado, mund të kemi të bëjmë me një individ që ka bërë pisllëqe me deklarimet e tij?
3. Pse xhanëm në rastin e tij “dieta” na qenka e ardhur e deklarueshme, ndërsa në rastin tim një autogol i dënueshëm me burg, pa gjyq?
Më tej akoma:
– A ka udhëtuar shtetasi Ols Dado për shërbime brenda dhe jashtë shtetit këto vite?
– A ka marrë dieta për këto udhëtime?
– Apo nuk i ka marrë sepse s’ka pasur nevojë?
– Sepse në qoftë se i ka marrë dhe nuk i ka deklaruar, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë, por në rastin më të keq, lind vetiu pyetja e tij për atë vetë: kush ia ka mbuluar shpenzimet prokurorit që s’paska pasur nevojë për të marrë dietat e shtetit që i takojnë me ligj?
– Po kur udhëton me kontakte të papërshtatshme dhe i kursen dietat, se t’i paguajnë të tjerët, a duhet të deklarohen ato?
Hë-hë-hë Ols Violina…

 

Lajme të lidhura

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë
Aktualitet

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

10:24 - 26/05/26
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen
Aktualitet

Beleri: As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve

09:28 - 26/05/26
Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK
Breaking Views

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK

23:14 - 25/05/26
Para
VIDEO/ Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Dua të jem vetëm…

VIDEO/ Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Dua të jem vetëm…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë
Aktualitet

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

10:24 - 26/05/26

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë....

Lexo më shumë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit

10:18 - 26/05/26
Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

Kreu i KMSH uron besimtarët muslimanë për Kurban Bajramin: Shëndet dhe mirësi në çdo familje

10:06 - 26/05/26
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen

Beleri: As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve

09:28 - 26/05/26
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

08:43 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com