GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj korrupsion edhe me intershipet e të rinjve, zbulohet tenderi skandaloz

13:28 - 14/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj korrupsion edhe me intershipet e të rinjve, zbulohet tenderi skandaloz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

“Teknologji”, “intershipe”, “aktivitete”, “inovacion”, janë fjalët kyçe në propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Por, në fakt të gjitha këto deklarata kanë brenda taksat tona që keqpërdoren për shkak të korrupsionit.

Një rast i tillë është tenderi i mbyllur me datë 9 mars 2023. Prokurimi ka si objekt  “Fillo me një ide- Fito një intership në Bashkinë Tiranë”. Por, në fakt po të shohim dokumentin më poshtë, ky slogan tingëllon si i thënë “Fillo me korrupsion- Fito një intership në Bashkinë Tiranë”.

Faktet e publikuara ditë pas dite na kanë treguar se Bashkia Tiranë çdo projekt e zhvillon me abuzim dhe shpërfillje të ligjit. Në këtë rast po shohim që vartësit e Veliajt kërkojnë të përvetësojnë edhe të projekt me vlerë më të vogël. Ky tender ka si fond limit vlerën 10 milionë lekë, një shpenzim normal për një intership. Por, duke qenë se tenderi është dhënë pa garë dhe ka shkelur rregullat bazë të ligjit për prokurimet, lindin dyshimet se këto para nuk shkojnë për këtë shërbim.

Në dokumentin më sipër, vihet re që vetëm firma  “F & M REKLAMA” sh.p.k ka paraqitur ofertë për këtë prokurim.  Vlera e kësaj oferte ka qenë 1 093 000,00 lekë, pra sa 98% e fondit limit.

Pavarësisht këtij fakti, duke anashkaluar dhe rregullin për konkurrencën e lirë, Veliaj ka shpallur fituese firmën në fjalë.

“F & M REKLAMA” sh.p.k është në pronësi të dy vëllezërve Faolt dhe Marin Pahija, të cilët kanë përfituar shumë tenderë për reklama nga Bashkia Tiranë, për evenimente dhe fushata. Por,  kapja pa garë e intershipeve, që supozohet të jenë me konkurrencë të lirë, është një veprim i rëndë që prek drejtpërdrejtë të rinjtë.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Veliaj u mburr në media për disa certifikata që iu kishte shpërndarë të rinjve që kishin kryer intershipe në bashkinë Tiranë.

“Gjithmonë kam këmbëngulur se duhet të shkojmë drejt praktikave të paguara. Jo sepse nuk vlen eksperienca për ta vënë në CV, por sepse duhet të fusim një kulturë, edhe te kompanitë private, se ti nuk mund të marrësh tërë kohën praktikantë, t’i përdorësh si ‘skllevër’ dhe pastaj t’i lëshosh prapë dhe të marrësh një grup tjetër aplikantësh”, tha Veliaj.

Por, në fakt si skllav po trajtohet çdo operator ekonomik që garon në këto tenderë, dhe në fund Veliaj ua jep miqve të tij. Si skllevër po trajtohen qytetarët, pasi mblidhen taksat e tyre dhe harxhohen për propagandën e Lali Erit.

Lexo edhe: Pesë vite i bëri propagandë/ Qendra e Inovacionit ka qenë bosh, Veliaj kujtohet tani për pajisjet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: fm reklamfondintershipekorrupsiontender abuzimtender pa gare

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Shkathtësitë kompjuterike, rëndësia e tyre në jetë

Shkathtësitë kompjuterike, rëndësia e tyre në jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com