GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Veliaj, mbreti i kronikës së zezë

19:03 - 31/07/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, mbreti i kronikës së zezë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vendim i ditëve të fundit nga SPAK nxori në dritë edhe një herë anët e errëta të administrimit të Bashkisë Tiranë nga Erion Veliaj. Njo kompanie private që iu vendos sekuestro mbi asetet rezulton të jetë e favorizuara e kryebashkiakut të kryeqytetit në kryerjen e punëve publike. Normalisht Bashkia e Tiranës nuk ka për detyrë të hetojë të shkuarën e pronarëve apo drejtuesve të bizneseve që fitojnë tenderat për punë publike. Por ajo që bie në sy ditën për diell është se në çdo lajm që lidhet me drogën, trafiqet, krimin, korrupsionin dhe mashtrimin del edhe emri i Bashkisë Tiranë.

Hetimet e antimafias italiane tregojnë se Ndragheta pastron para duke ndërtuar në Tiranë. Raporti i Global Initiative, financuar nga qeveria gjermane, thotë se në Tiranë pastrohen miliarda dollarë të ekonomisë së errët. Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët nxjerr në dritë se Veliaj është i lidhur kokë e këmbë me këtë aferë. Kompania që krijoni Bashkia e Veliajt për pastrimin e Tiranës është një ortakëri e bashkisë me një klan mafioz të plehrave në Itali. Këshilltari bashkiak dhe bashkëpunëtori i Veliajt arrestohet me drogë në kufi. Të gjitha këto dhe shumë lajme të tjera nga kronika e zezë janë prova se kryebashkiaku i Tiranës luan një rol kyç në botën e nëndheshme të mafias dhe krimit.

Nga ana e tij, Veliaj është kujdesur që të qepë për veten e tij në media kostumin e djalit të pastër, të papërlyer me galerat e mafias dhe krimit. Shpeshherë, me naivitet, edhe opozita e ka konfirmuar këtë rreng propagandistik të Veliajt. Ai është lënë jo rrallë jashtë shenjestrës së denoncimeve për aktivitetin e mafias ndërkombëtare në Shqipëri.

Nisja e hetimeve dhe dënimi i ish-ministrit Tahiri i ka shërbyer Veliajt si një kohë e vyer për të punuar i qetë nga vëmendja e opinionit publik. Ndoshta edhe qëllimi i përndjekjes selektive të njerëzve të lidhur me mafian në qeverinë Rama ky ka qenë. Që disa të bëhen kurban dhe të ofrojnë spektakël për shqiptarët përpara televizorit dhe të tjerë të vazhdojnë punën pa u ndjerë.

Pra, Veliaj mbetet mbreti i paprekur i botës së nëndheshme të trafiqeve, pastrimit të parave,  Një pjesë e opoziës duhet të kuptojë se opozita nuk bëhet me fushata. Për hir të goditjes së kreut të qeverisë, nuk mund të amnistohet bashkëpunëtori kryesor i tij. Kjo nuk është vetëm naive por edhe dështuar. Duke luajtur një lojë të pamatur në komunikim publik, opozita është bërë disa herë aktor amator i teatrit propagandistik të Veliajt.

Aq perfide është propaganda e Veliajt sa që me gjithë këto akuza mbi kurriz ia del të mos jetë në vëmendjen e opinionit publik. Ndërkohë, ky politikan që është në qendër të të gjitha hetimeve, investigimeve, përfoljeve dhe akuzave, luan rolin e gaztorit publik për akuzat e hedhura së fundmi mbi ish-Presidentin Meta. Shkurt e shqip, presioni dhe kontrolli i pamëshirshëm mbi të gjitha mediat e mëdha qëndrore e lokale dhe shpikja e ngjarjeve dhe lajmeve sensitive e mbajnë Veliajn të pacënuar dhe sërish kandidatin më të mundshëm të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Është e qartë se Veliaj shpreson t’u dalë qytetarëve të Tiranës përpara me përrallat me spiunë e me bashkëpunëtorë të sigurimit dhe në këtë mënyrë të mbulojë dështimin total me punët publike dhe administrimin e qytetit, po mbi të gjitha të shpëtojë nga një SPAK i detyruar nga presioni i opinionit të nisë hetimet për ndonjërën prej aferave të mësipërme. Deri sa kjo të ndodhë, pra derisa opozita dhe opinioni publik të hapin sytë, Veliaj do të vazhdojë të mbretërojë botën e errët të mafias dhe krimit në Tiranë.

Etiketa: Erion Veliajkronikakryesore2mbretizeze

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Para
“Kam pak marihuanë”, sinqeriteti s’e shpëton shqiptarin, si “e fundosi” kontrolli në makinë

“Kam pak marihuanë”, sinqeriteti s'e shpëton shqiptarin, si “e fundosi” kontrolli në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com