GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj mbyll vitin me 6.3 mld vjedhje, i bën gropën buxhetit 2023

14:35 - 30/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Veliaj mbyll vitin me 6.3 mld vjedhje, i bën gropën buxhetit 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj, si kryetar i Bashkisë Tiranë, e mbylli vitin 2022 me hapjen e garave për 10 tendera në një ditë. Të gjithë tenderat janë shpallur gara e hapur ditën e sotme, 30 dhjetor, por do të mbyllen gjatë muajit janar 2023. Sipas të dhënave 6.3 miliardë lekë Veliaj po ia korr qysh tani buxhetiti 2023. Po, për më shumë detaje do t’i analizojm këto tendera një nga një.

Tender i parë ka si objekt “Sistemi elektronik për të ruajtur, menaxhuar dhe ndjekur në formë elektronike informacionin e bazuar në dokumenta zyrtarë”. Veliaj kujtohet për implementimine një sistemi elektronik në kohën kur të gjithë sistemet e tjera janë hakeruar. Në dokument thuhet se për këtë tender do të shpenzohen 29 milionë lekë të reja dhe fituesi do të shpallet me datë 16 janar. Sakaq bie në sy se, afati i kontratës është për  3 (tre) muaj nisur nga kjo datë për implementimin e sistemit dhe 24 (njëzetë e katër) muaj pas implementimit të sistemit (duke filluar nga data e marrjes në dorëzim), do të jetë periudha e mirëmbajtjes së tij.

Pra i njëjti fitues do të zhvasë shtetin për 2 vjet. Të paktën shpresojmë që Veliaj të  përdorë një sitem të sigurtë që nuk hakerohet, nëse nuk është një nga planet e patronazhistëve për zgjedhjet e radhës.

 

Tenderi tjetër ka si qëllim “Blerje karburant për ngrohje dhe shpërndarje në objektet arsimore”.

Për këtë tender do të shpenzohen 51 milionë lekë të reja dhe gara do të mbyllet në fund të janarit 2023. Veliaj po bën këto lëvizje tani që të gjithë janë me pushime, duke bërë gati terrenin për aferat e vitit që vjen. Pasi edhe ky tender planifikohet të ketë afatin deri në fund të vitit 2023. Me këto të dhëna Veliaj po na jep përshtypjen se ka përzgjedhur fituesit, për aq kohë sa guxon të hapë 10 tendera në një ditë dhe  të planifikojë që tani shpenzimet e buxhetiti 2023. Ka shumë shanse që këtë tender 51  milionë lekë ta fus në xhep Kastrati.

Gjithsesi, tenderi i tretë është edhe më i cuditshëm dhe rrit dyshimet se kemi të bëjmë me abuzim të hapur. Veliaj ka menduar që 16 milionë lekë të reja t’i shpenzojë për të blerë goma për makinat e punonjësve të bashkisë. Gara do të mbyllet me 16 janar dhe kryebashkiaku po sigurohet që të ketë goma edhe për vitin 2024. Sighurisht, nuk mund të lërë në këmbë ata punonjës që po përfundojnë një nga një në SPAK për korrupsion.

 

Po kaq abuzivë është edhe tenderi i radhës. Bashkia Tiranë kërkon të shpenzojë  4 milionë lekë për bateri.

Po i duhen batëritë Lali Erit  për të qenë i zellshëm në fushatë elektorale. Ndërsa vëmë në dukje se edhe ky tender ka afatin deri në fund të 2024. Me sa duket Veliaj vazhdon të qëndrojë me bindjen se do të përzgjidhet sërish kryetar i bashkisë.

 

Ndërsa 52 milionë lekë të reja Veliaj do t’i japë për studuesit e një projekti. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Studim projektim e previntivim për: “Projektimin e sistemit të centralizuar të Ujësjellës Kanalizime Tiranë për mbledhjen dhe shfaqjen e të dhënave, sistemin e teknologjisë së kontrollit”. Edhe për ujësjellësin i duhet dixhitalizim Veliajt, kur pas kaq vitesh kryeqytetasit vazhdojnë të blejnë ujin e pijshëm. Do bënte mirë që këta studiues të paguheshin që t’i mësonin si të mbajë premtimet për ujë 24 orë.

Tenderi i 6 i hapur sot nga Veliaj planifikohet të shkojë për ndërtimin e kopshtit 37.

Sipas të dhënave për këtë kopësht do të shpenzohen 48 milionë lekë. Le të themi se ky është një lajm i mirë mes gjithë kësaj afere, nëse kontrata do të nënshkruhet sipas ligjit. Në dokumente nuk shpjegohet, por shprësojmë që Veliaj u ka gjetur një tjetër godinë vogëlushëve që shkonin në këtë kopësht. Pasi punimet do të zgjasin një vit.

Projekti i radhës ka si objekt “Rikonstruksioni i bllokut të kufizuar nga rrugët “Ali Baushi-Arben Minga-Komgresi Manastirit-Ibrahim Brahja-Xhanfize Keko”. Tashmë e dimë se riparimi i rrugëve është një nga taktikat e Veliajt për të bërë propagandë për fushatë zgjedhore. 86 milionë lekë do të jepen për këtë prokurim dhe gara do të mbyllet me 18 janar.

Tender i 8-të është ai që do thith më shumë para nga fondet e vitit 2023. Bashkia do të shpenzojë 270 milionë lekë për “Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet bulevardi Bajram Curri-bulevardi Petro N. Luarasi- Rruga Taulantia- Rruga Ali Demi”. Punimet do të zgjasin për 1 vit e gjysmë, kështu që Veliaj po i grabit e ca para nga buxheti 2024 se nuk i dihet.

 

Tenderi pasardhës ka si objekt “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut kufizuar nga rrugët “5 Maji-Dibres-Njazi Meka-Abedin Cici”. Me këtë tender Veliaj shton e një plus në listën e propagandës. Pasi këtyre blloqeve iu bëhet vetëm një arnim sa për sy e faqe. Ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 15 milionë lekë të reja.

Dhe tender i fundit, do të marrë nga xhepat e takspaguesve rreth 80 milionë lekë të reja.

Pasi urad he rrugë të tjera janë shkatërruar nga amortizimi dhë lëna mbas dore. Veliaj u kujtua tani për të rikonstruktuar rrugën e Bonarakëve, Ibë e Poshtme. Epo kur vjen fjala për  zgjedhjet dhe mbajtjen e postit, të gjithë kryebashkiakët bëhen punëtor.

Ndërkohë ajo që na bie në sy nga të 10-të tenderët është që edhe pse gara u hap këtë vit, ata do t përfitojnë nga fondet e vitit 2023. Në dokumente thuhet se të gjithë tenderat do të financohen nga fondet e buxhetit afatmesëm 2022-2024. E pra, Veliaj ka bërë llogaritë që të mosa dalë pa vjedhur nga ky buxhet.

Lexo edhe: A po ndan Veliaj ushqime në këmbim të votave? (VIDEO)

Etiketa: abuzimBashkia TiranebateriErion VeliajgomaKarburantrrugetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Apeli i Barcelonës në CAS, merret vendimi për Lewandowskin

Apeli i Barcelonës në CAS, merret vendimi për Lewandowskin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com