GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Veliaj, me 4 akuza të rënda”, Muçollari akuza SPAK-ut

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Veliaj, me 4 akuza të rënda”, Muçollari akuza SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë për mediat para Bashkisë së Tiranës është shprehur se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, shkon çdo ditë në zyrë për të prishur prova.

Muçollari tha se Veliaj qëndron në zyrë pavarësisht se ka konsumuar 4 vepra penale, ndërsa hodhi akuza ndaj organeve drejtësisë që po e lejojnë që ai të vazhdojë dhe të prishë provat.

Nga ana tjetër ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 41-të që do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt dhe korrupsionit që ka kapur këtë institucion.

“Tek kjo derë këtu hyn çdo ditë dhe ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend, merr vendime, firmos e vulos, një person nën hetim për: korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

Akuza shumë të rënda, për të cilat kolegët e tij në SPAK thanë se kanë të dhëna konkrete, në një deklaratë publike.

Prapë, ky njeri, Erion Veliaj, që duhej të kishte dhënë dorëheqjen e të ishte atje ku e kanë vendin keqbërësit, vjen si edhe sot në zyrën ku ka konsumuar këto 4 vepra penale, duke fyer qytetarët e Tiranës, ligjin, dhe çdo normë e standard moral.

Erion Veliaj nuk paraqitet këtu për të shërbyer. Ai vazhdon ta mbajë këtë pushtet për të ndikuar drejtësinë, për të prishur provat, për të ushqyer luftën politike e mediatike me privilegjet që ndan për ata që shkrehin armët për interesat e tij.

Kjo shkelje e rëndë, kjo anomali po ndodh çdo ditë në mes të Tiranës, në sytë e të gjithëve.

Pyetja që kanë njerëzit sot, taksapaguesit dhe banorët e qytetit, është: Pse Erion Veliaj është mbi ligjin? Pse me këto 4 akuza të rënda ai vijon të ketë privilegje?

Ne kërkojmë drejtësi dhe do ta kërkojmë dhe nesër duke u mbledhur sërish në këtë shesh deri në rivendosjen e rendit moral të shoqërisë!”, tha Muçollari.

 

Etiketa: mucollariPDprotesteSpakveliajm akzua

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Makina, truall dhe apartamente/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të grupit kriminal (Emrat)

SPAK thërret Gent Sulën e NOA-s, çfarë e lidh me Arjola Xoxën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com