GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj mund të bëhet “i penduar, Jorida Tabaku: Opozita gati për garën në Tiranë

19:15 - 30/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Programi ‘Shqipëria Madhështore’ është plotësisht i realizueshëm, e kemi provuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për Klan News, deputetja e PD-së Jorida Tabaku foli për çështjen politike më të diskutuar të momentit, vakanca për bashkinë Tiranë.

“Procesi ndaj Erion Veliajt reflekton kapjen e pushtetit dhe arrogancën totale. Votimi unanim i këshilltarëve socialistë që deri dje e kishin mbrojtur, tregon që sot nuk kemi më mekanizma kontrolli dhe balanca”, tha fillimisht demokratja.

Shprehu rezerva për rolin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në këtë çështje.

“Shpresoi që Presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës. Unë besoj tek institucionet dhe vendimet e tyre, por në këtë rast Presidenti është i kushtëzuar nga një njoftim që Gjykata Kushtetuese ka bërë. Presidenti s’mund të dekretojë një datë për Tiranën, për shkak të ankimimit i cili e pezullon shkarkimin”, sqaroi ajo.

Këtë rast e cilësoi unik, “ekzemplar” dhe madje sfidë për Kreun e Shtetit shqiptar.

Po a janë gati demokratët për të shkuar në këto zgjedhje?

“Është një vendim që do të merret kur të mblidhen strukturat. Një proces ka nisur për seleksionimin e kandidatëve, sigurisht do ketë vendime politike”, u përgjigj Tabaku.

“Se çfarë do bëjë Partia Demokratike, do e vendosin forumet!”, shtoi ajo.

E pyetur se çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Veliajt, bëri një deklaratë të fortë:

“Fakti që ka shkuar (Veliaj) në Kushtetuese, i hap rrugë dhe një procesi që shpresoj shumë që Veliaj të kthehet edhe në të penduar të drejtësisë!”

“Rrëzimin” e Veliajt e krahasoi me atë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Më tej, tha se opozita e ka potencialin për të fituar në këto zgjedhje të parakohshme për kryeqytetin.

“Për kandidatin që kanë, sistemin që është ngritur, por edhe se njerëzit kanë nevojë për shpresë. I njëjti sistem, e njëjta fytyrë”, shpjegoi Tabaku.

Thënë kjo, a mund të jetë ajo vetë pjesë e kësaj gare të ethshme?

“S’kam asnjë diskutim të tillë, forumet do të mblidhen. Unë kam qenë në bashkinë e Tiranës, një eksperiencë që i rri të shkuarës për mua”, u përgjigj deputetja.

Kujtojmë se pavarësisht se kryeministri Edi Rama ka çuar vakancat te Presidenti Begaj, për bashkitë që do shkojnë në zgjedhje të parakohshme, përfshirë edhe Tiranën, procesi për këtë të fundit mbetet pezull derisa Kushtetuesja të thotë fjalën e saj.

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Sanksionet e propozuara ndaj Izraelit, Von der Leyen  Kriza humanitare në Gaza kërkon reagim të bashkuar ndërkombëtar

BE jep 2 miliardë $ për dronët ukrainas – Von der Leyen: Është edhe siguria jonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com