GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Veliaj në burg, masë suprizuese’/ Bushati: Po burgoset si hajdut i rëndomtë, jo si pjesë e hetimit të dosjes 5D dhe incineratorit

15:46 - 10/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati: Ja si SPAK po e ndihmon Ramën me hetimin ndaj Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për analistin Andi Bushati, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ishte suprizuese. Në një intervistë për Syri Tv, përmes një lidhje me skype, rreth kësaj ngjarje të fundit, Bushati shpreson që arrestimi i Veliajt të mos ketë lidhje me të dërguarin e afërt të presidentit amerikan, Donald Trump në Tiranë, Chris LaCivitta, që do të drejtojë edhe fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Bushatit, hetimi ndaj Veliajt, është ndaj një keqbërësi të thjeshtë dhe jo një hetim i një mekanizimi korruptivo-kriminal, siç është dosja 5D dhe Incineratori i Tiranës.  Kryebashkiaku Veliaj, për Bushatin, po burgoset në linjën e hajdutit të rëndomtë, apo një socialisti që ka ngrënë kumbulla e dardha pas kurrizit të shefit dhe organizatës që drejton këtë vend.

Por ndryshe nga Meta që u arrestua dhunshëm nga agjentët e BKH-së, ishin po këta të fundit që arrestuan si ‘zotëri’ kryebashkiakun Veliaj.

“Ishte surprizë ky veprimi sotëm dhe arrestimi i Veliajt, pasi dukej sikur pushteti e kishte mbyllur këtë çështje, dhe deklaratat e fundit të Ramës ishin në mbështetje të Veliajt. Shpresoj që mos të kenë një regji të re dhe një përkim të ri, që duket sikur është teori konspirative, sot patëm deklaratat e forta të një të dërguari të afërt Trump, i cili foli për një shtet të sorosit të një vendi, aleat të SHBA. Uroj e besoj që SPAK të mos jetë nisur nga këto deklarata për të ndërmarrë akte të tilla, sepse këtu do të kishim sërish një lloj drejtësie me regji. Jo një rrjedhje normale të drjetësisë, por rivendosje ekulibrash në favor të asaj si luan pushteti në SHBA.

Ne pak a shumë e dimë, se përse është ndërmarrë akti i sotëm. Në bazë të akuzave që SPAK i ka bërë publike, me korrupsion, fsheshje pasurie, pastrim parash që janë përmbeldhur në një linjë, që Veliaj ka përfitur nga njerëz që u ka dhënë leje ndërtimi. Hetimi ndaj Veliajt, është ndaj një keqbërësi të thjeshtë, dhe jo një hetimi të një mekanizimi korruptivo-kriminal, siç është hetimi 5D dhe incineratori. Kryebashkiaku po burgoset në linjën e hajdutit të rëndomtë, apo atij që ka hëngër kumbulla e dardha pas kurrizit të shefit dhe organizatës që drejton këtë vend.

Më bëri përshtypje flagrante, por shumë qytetarë thonë se ç’rëndësi ka forma kur u arrit përmbajtja. Thelbi juridik është i njëtë, mënyra si shkoi është e diferencuar. Më bëri për të qeshur e ironi perdja e komisariatit të policisë që u mbyll, që makina e kryebashkiakut Veliaj të mos dukej. Masat u morën, edhe ata që dyshohen për korrupsion, si Meta dhe Veliaj, të gjithë kanë benefiten e fajit dhe duhet të trajtohen si qytetarë të dinjitetshëm. Këtu tregon dy standardet e shtetit. Veliaj, BKH e shoqëroi si zotëri. Është çështje formë e jo përmbatje, edhe pse forma tregon shumë”, tha ai.

Etiketa: Andi BushatiErion Veliaj

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Burgosja e Veliajt, Këlliçi: Arrestimin e urdhëroi Rama, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com