GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj nuk i “ndahet” Liqenit Artificial, jep tenderin pa garë për ndërtime te parku

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj nuk i “ndahet” Liqenit Artificial, jep tenderin pa garë për ndërtime te parku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parku Kombëtar i Liqenit Artificial po shkon drejt betonizimit dhe kjo për shkak të ndërtimeve  pa kriter që po zhvillon aty Bashkia Tiranë. Pa punimeve në një zonë të parkut afër Gardës , Veliaj po planifikon ndërtime të reja në këtë zonë. Ka publikuar ditët e fundit një tender me objekt “Ndërtim Objekte Shërbimi në PMLAT”, për të cilin janë lënë në dispozicion 20 milionë lekë. Në dokumentet standarde të tenderit nuk janë përcaktuar se çfarë objektesh do të ndërtohen konkretisht, por gjithsesi bëhet fjala për betonizim. Pasi në dokumentin për shpalljen e tenderit vihet re se kompanitë ofertuese duhet të kenë paisje ndërtimi si ekskavator, betoniere etj, gjithashtu duhet të bëjnë ndërtime nën dhe mure.

Rrjedhimisht këto lloj punimesh do të kërkojnë prerje të pemëve dhe shkatërrim të bimëve që ndodhen në park, kur vetëm disa muaj më parë Veliaj preu me dhjetëra pemë. Por, pavarësisht denoncimit nga mediat institucionet përgjegjëse nuk morën asnjë masë. Nga ana e tij, Veliaj vazhdon me planet e ndërtimit dhe betonizimit, duke qenë se i sjellin më shumë të ardhura dhe pastron më lehtë paratë e pista.

 

Cenohet konkurrenca

Këtë e tregon më së miri fakti që ky tender është zhvilluar në shkelje të ligjit, edhe kur vjen fjala për procedurat e prokurimit. Open Data e ka klasifikuar at në tendera me Red Flag, pasi ka shkelur rregullin e konkurrencës. Në dokumentet e publikuara evidentohet se, ka paraqitur ofertë për këtë tender vetëm kompania “HYSI -2 F” Sh.p.k dhe pa zhvilluar një garë Bashkia Tiranë e ka shpallur atë menjëherë fituese. Kjo mungesë konkurrence cenon tregun e lirë,  krijon hapësira për abuzime, si dhe tregon që kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Këtë konstatim të fundit e tregojnë të dhënat ndër vite për kompaninë. Në to vihet re se “HYSI -2 F” Sh.p.k ka fituar  tenderë për ndërtimet nga Veliaj që nga viti 2013, që prej asaj kohe ka qenë një nga klientët e rregullt të Bashkisë Tiranë me çdo vit nga një tender.  Me gjithë këto shkelje që mbart ky tender, minimumi presim që APP dh KPP të marrin masa para se projekti të vihet në zbatim.

 

 

 

Etiketa: abuzimabuzimeErion Veliajkryesore2Liqeni artificialltender

Lajme të lidhura

“Shtegu i dhive” në Bulqizë, asfalti kushton 357 MLN lekë, pazaret që po vonojnë projektet
Breaking Views

“Shtegu i dhive” në Bulqizë, asfalti kushton 357 MLN lekë, pazaret që po vonojnë projektet

12:30 - 22/11/26
Biznesi 5 MLD Lekë në vit i Viola Haxhiademit të KESH, që fshihet pas dy “Tigrave”, provat për…
Breaking Views

Biznesi 5 MLD Lekë në vit i Viola Haxhiademit të KESH, që fshihet pas dy “Tigrave”, provat për…

20:36 - 17/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Para
Enca “i vë flakën” Mykonos, pushime në çift me të dashurin e ri

Enca “i vë flakën” Mykonos, pushime në çift me të dashurin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com