GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Veliaj nuk u shkarkua për shkelje të rënda”, Presidenti Begaj sqaron pse nuk e priti Kushtetuesen

22:01 - 02/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Veliaj nuk u shkarkua për shkelje të rënda”, Presidenti Begaj sqaron pse nuk e priti Kushtetuesen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bajram Begaj i tregoi Grida Dumës se pse e dekretoi datën e zgjedhjeve në Tiranë.

Presidenti Begaj tha se ka ndjekur të gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën për shkarkimin e Erion Veliajt si dhe për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Begaj shtoi se duke respektuar çdo parim kushtetues ai ushtroi kompetencën e tij për nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: Ju dekretuat  sipas nenit sipas nenit 115 të Kushtetutës një datë zgjedhjesh e cila me një furi reagimi nga një palë politike që është opozita e quajti atë bajz, pra se keni patur një anësi politike në momentin që keni dekretuar  një kërkesë për datën e zgjedhjeve, ndërkohë që Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës që dihet që është molla e madhe e diskutimit ka çuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nga ana e vet thotë që ne e kemi shpallur  gjykimin. Si emorët ju këtë vendim?

Bajram Begaj: Unë mendoj që nuk mund të vendoset balancë në gjykimin  midis dekretit të Presidentit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Patjetër që kryetari i bashkisë është shkarkuar më VKM nga KM pas propozimit të bërë nga këshillit bashkiak, i cili e votat e pozitës dhe opozitës gjeti si shkak ligjor mosparaqitjen në detyrë. Shkak ligjor që është trajtuar gjerësisht në media.

Po kështu Qeveria nga ana e saj në vendimin e shpallur merr në analizë si shkak, jo shkakun politik të lidhur e nenin 115 të Kushtetutës e cila thotë “për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve”, por thotë që shkarkimi nga detyra i kryetarit të bashkisë është bërë me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë. Pra kemi të bëjmë me nenin 62 pika c.

Patjetër që kjo dileme është konsultuar me ekipin tim dhe janë marr në analizë çdo pretendim në media apo i palëve të caktuara, i cili pas një diskutimi tepër aktiv më siguruan që duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit për zgjedhje të parakohshme. Patjetër  me nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme nuk i është mohuar e drejta palëve për të çuar në instancat ligjore çdo pretendim të  mundshëm por Gjykata Kushtetuese shprehet me vendim dhe një vendim i tillë mesa di unë akoma nuk është marrë.

I pyetur nga Grida Duma se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim të vendimit, Begaj tha se do të mbrojë vendimin e tij presidencial në çdo rast.

Presidenti Begaj komentoi edhe zgjedhjet për kreun e ri të SPAK dhe BKH.

Pjesë nga intervista në “Top Story”

Grida Duma: Ju thoni që unë kam ndjekur gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën, dhe kjo nuk bie në konflikt me Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të marrë një vendim. Unë bazohem tek vendimet thoni ju dhe jo mbi gjykimet në proces. Por në rast se Gjykata Kushtetuese merr një vendim për pezullim, çfarë do të shkaktonte kjo?

Presidenti Begaj: Ju mendoni se mund të ketë një konflikt institucional midis legjitimitetit të zgjedhjeve?

Grida Duma: Së pari, a do të pezullohen? A ka konflikt institucional? Cilat do të ishin variablat?

Presidenti Begaj: Unë nuk mund të aludoj mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është në të drejtën e saj të zbatojë detyrimin ligjor. Ajo që ne sigurohemi kur nxjerrim një akt është që të marrim parasysh çdo pretendim dhe, nëse ky akt i Presidentit do të shkojë në një instancë ankimore apo ligjore, për të mbrojtur qëndrimin tonë në çdo rast.

Grida Duma: Që do të thotë, përsëri jemi brenda ligjshmërisë, në gjithë zinxhirin, në logjikën tuaj.

Presidenti Begaj: Jemi brenda ligjshmërisë.

Grida Duma: Jemi përsëri në momentin kur BKH dhe SPAK do të kenë zgjedhje. Pak dihet që ndoshta krerët e tyre do të kenë një përqindje shumë më të vogël të peshës që kanë pasur dikur në instancat e tyre, sepse prokurorët e tjerë kanë po të njëjtën peshë. Megjithatë, duket sikur kreu i këtyre institucioneve përcakton edhe frymën e tyre.

Ka pasur një analizë të thellë në media, një konflikt, jo interesi, por një konflikt kompetencash midis BKH dhe SPAK. Dhe mbi të gjitha, shqetësimi i madh është, a kemi sigurinë që vërtet po avancojmë në depolitizimin dhe mungesën e influencës politike në këto dy instanca të drejtësisë?

Në fakt, drejt apo jo drejt, z. President, sepse unë besoj se drejtësia ka më shumë hallka sesa vetëm SPAK apo BKH që merren me politikën, por që janë “koka e peshkut” në njëfarë mënyre… Në qasjen tuaj, a do të jetë i depolitizuar ky proces?

Dhe, a ka një rol të mundshëm të nënkuptuar apo të kuptuar të Presidentit të Republikës për të balancuar në kushtet ku kemi një çekuilibër politik midis pozitës dhe opozitës, sa i përket numrit sasior të aktorëve në Parlament? A bëhet roli juaj edhe më i rëndësishëm?

Presidenti Begaj: SPAK dhe GJKKO janë institucione që kanë dalë nga reforma në drejtësi. Unë bashkohem me vlerësimin e qytetarëve që SPAK është një institucion i cili ka besueshmërinë më të lartë në vend dhe ka dhënë rezultate që ndihen në publik përsa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Patjetër që SPAK-u nuk është i vetmi që duhet ta bëjë këtë punë. Në vendin tonë janë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, të cilat duhet të kryejnë të njëjtin mision. Kërkohet bashkëpunim, bashkërendim dhe një qasje e përbashkët për të arritur rezultate akoma më të prekshme.

Unë mendoj që zgjedhja e drejtuesve të rinj të SPAK dhe BKH ka një rëndësi të veçantë dhe kjo zgjedhje duhet të bazohet në meritë, profesionalizëm, integritet dhe dinjitet. Unë jam mbështetës i reformës në drejtësi, mbështes pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe besoj fort që zgjedhja e tyre do të bazohet në meritë.

Nga ana tjetër, mendoj që reforma në drejtësi duhet të shndërrohet tashmë në një drejtësi funksionale, në një drejtësi që të jetë e drejtë për të gjithë njerëzit, në një drejtësi që ka një procedurë ligjore të rregullt sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim kanë edhe institucionet që, sipas ligjit, janë vetërregullues të sistemit të drejtësisë. Dhe në asnjë rast nuk ka ndërhyrje politike. Nuk ka asnjë rol të Presidentit të Republikës për të ndikuar në përzgjedhjen apo ngritjen në detyrë të dikujt që është pjesë e institucioneve të drejtësisë.

Etiketa: Bajram BegajKryesore1

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
Para
Humbi jetën nga plagosja me thikë, ky është 40-vjeçari që u gjet i pajetë në Babrru

Humbi jetën nga plagosja me thikë, ky është 40-vjeçari që u gjet i pajetë në Babrru

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com