GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj nuk zhgënjen/ Bën dy tenderë pa garë, njërin ia jep vëllait të deputetit të PS-së

20:53 - 22/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj nuk zhgënjen/ Bën dy tenderë pa garë, njërin ia jep vëllait të deputetit të PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës nuk ka zhgënjyer edhe në dy tenderët e fundit, ku si shumë procedura edhe kësaj radhe i ka zhvilluar me vetëm një konkurrent. Bëhet fjalë për tenderin e hapur në datën 27 janar 2022, për blerje buke për konviktet e shkollave të mesme. Procedura në fjalë ka numrin e referencës REF-17836-01-26-2022 dhe fondin limit prej 2.484.930 lekë të reja, ose rreth 25 milionë lekë të reja.

Në këtë tender ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, “DAJTI PARK 2007” sh.p.k, e cila edhe pse nuk ka pasur konkurrent tjetër, është shpallur fituese. Duke qenë se këto procedura shpallen me risk pasi krijojnë dyshime se fituesi mund të jetë paracaktuar, në këtë procedurë përforcohet kjo gjë. Kjo pasi kompania e cila ka fituar tenderin është në pronësi të Lulzim Qefalias, vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia. Pra, Veliaj kësaj radhe ka menduar një dhuratë 25 milionëshe për mikun e familjes politike dhe për këtë nuk ka respektuar as parimin e garës.

Por Veliaj nuk ka “respektuar” vetëm vëllain e deputetit të PS-së, Lulzim Qefalia.

Në një procedurë tjetër të hapur po në të njëjtën datë, më 27 janar 2022, për blerje ushqimesh blektorale për konviktet e shkollave të mesme, është ndjekur e njëjta metodë prokurimi. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-17841-01-26-2022 dhe fondin limit prej 5.755.701 lekë të reja ose rreth 58 milionë lekë të vjetra.

Edhe ky tender është zhvilluar me vetëm një kompani në garë, që është shoqëria  “GERTI – 1987” sh.p.k, e cila edhe pse nuk ka pasur konkurrencë, është shpallur fituese. Jo më kot gara është zhvilluar vetëm me këtë kompani, pasi kompania në fjalë është një nga të preferuara të qeverisë. Kjo shoqëri zotërohet nga Elgert Laskaj, me zyra qendrore në fshatin Çarshov të Gjirokastrës dhe është një nga kompanitë që ka dalë fituese në disa tenderë të qeverisë. Kësaj radhe ka marrë edhe favorin e Bashkisë së Tiranës ku i ka mundësuar një tender 58 milionë lekë pa konkurrent.

Të dy tenderët janë futur në kategorinë e flamurit të kuq nga “Open Data” me arsyetimin e mungesës së konkurrencës. Erion Veliajt i ka dalë nami si punëmbarruar i zot dhe gjithmonë di si të shpërblejë miqtë e qeverisë dhe shokët e Partisë Socialiste.

Gijotina.com

Etiketa: deputetiErion Veliajgarekryesore2Partia Socialistetendervellaizgjenjen

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Tentoi të arratisej duke u hedhur nga çatia e fermës së kanabisit, kapet i riu shqiptar në Britani (EMRI)

Tentoi të arratisej duke u hedhur nga çatia e fermës së kanabisit, kapet i riu shqiptar në Britani (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com