Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vjedh hapur në mes të ditës me diell 1 milion euro. Për t’i hedhur hi syve të publikut organizohet një tender për mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej”. I lirë të bëjë ç’të dojë me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit, Erion Veliaj ka vulosur aferën e radhës dhe me këtë tender absurd. Bashkia Tiranë do t’i japë “Sheshin Skëndërbej” një firme private që ta menaxhojë atë.
Nuk i dalin ndërmarrjet e parqeve, të objektev publike, të pastrimit, nuk del Eco Albania që merr gjithë buxhetin e bashkisë, ndërmarrja e rrugëve dhe e ndriçimit, e gjelbërimit, e tregjeve, e të tjera pa fund, por duhet të nxirreshin nga arka e bashkisë edhe 1 milion euro. Këto para i jepen privatit për të rregulluar ndonjë pllakë që lëviz, për të pastruar, për të vjelë të ardhurat e qebaptoreve që hapen për festa, për koncertet në shesh. Gara për këtë super tender është hapur në datë 7 prill 2023 dhe fituesit pritet të shpallet në datë 20 maj, disa ditë pas zgjedhjeve vendore. Ndërsa vlera që do të përfitojë njeriu që përzgjedh Veliaj, kap vlerën e më shumë se 1 milion euro.
Ajo që bie në sy në dokumentet standarde të këtij tenderi është objektivi i tij. Sepse Veliaj e ka përshkruar si menaxhim të pastrimit të sheshit.
Në dokumentet thuhet se firma fituese do të jetë përgjegjëse për pastrimin e pllakave, mirëmbajtjen e bimëve, ndriçimin në shesh. Do të mirëmbajë shatërvanët edhe stolat. Duke theksuar se një herë në ditë pastrimi do të jetë me fshesë, ku theksohet se “Ky pastrim nuk është i një teknike të veçantë por thjesht është një pastrim me fshese nga punëtorët e përcaktuar, i cili përfshin të gjitha hapësirat e sheshit”.
Ndërsa një herë në javë do të jetë me ujë. Dhe një herë në muaj me spatula, duke e konsideruar si pastrim më të specializuar. Sipas dokumentit një herë në 6 muaj do pastrohen fugat tek gurët natyror.
Ky shpjegim në fakt, duket më shumë si një justifikim për të fshehur faktin se sheshi po privatizohet.
Qytetarët e Tiranës paguajnë me taksat e tyre firmën “Eco Tirana” për pastrim, e cila mban më shumë se 1 mijë punëtore çdo ditë në lëvizje. Të gjithë këta punonjës paguhen nga taksat e tiranasve. Madje edhe mjetet për pastrim, që duhet t’i mbulojë kompania, i kanë paguar qytetarët përmes tenderëve të shtrenjtë që ka zhvilluar çdo vit Bashkia. Tani duhet të paguajmë edhe një kompani tjetër vetëm për sheshin “Skënderbej”?!!
Në këto kushte, pse duhen hedhur dhe para të tjera shtesë për sheshin? Më saktë për privatizimin e tij.
Shohim më tej se firma fituese do të merret edhe me ambientet e parkimit. Kjo tregon se parkimi publik poshtë sheshit është drejtë rrugës së privatizimit. Kjo sigurisht që do të sjellë kosto shtesë për qytetarët.
Madje privati do të vendosë dhe se kush do ketë mundësi të zhvillojë aktivitete dhe evente në shesh. Duke i mundësuar dhe një tjetër rrugë për vjeljen e parave shtesë. Duke parë se po vidhen haptazi 1 milion euro nga arka e Bashkisë Tiranë, i dërgojmë me anë të këtij shkrimi një fërshëllimë SPAK-ut.
Lexo edhe: Qytetarët: Paguajmë taksa po asgjë s’marrim, asnjë votë për Veliajn
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post