GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, pazar me Klodian Alimadhin: 350 MLN lekë për dy mure, tenderat me “Flamur të kuq

Veliaj, pazar me Klodian Alimadhin: 350 MLN lekë për dy mure, tenderat me “Flamur të kuq

13:48 - 11/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, pazar me Klodian Alimadhin: 350 MLN lekë për dy mure, tenderat me “Flamur të kuq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tryeza e bashkëpunëtorëve me të cilët Erion Veliaj ndan paratë e tenderave të Bashkisë Tiranë, ka vend vetëm për biznesmenë që kanë probleme me kontratat dhe ligjin. Biznesmeni Klodian Alimadhi është një nga këta, që Veliaj e favorizon në tendera.

Këtë radhë bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Mur mbajtës në rrugën e fshatit Vesqi – Njësia Administrative Baldushk”. Është një rrugë fshati vetëm 300 metra dhe Veliaj po shpenzon 130 milionë lekë për ta shpëtuar nga rrëshqitjet.

Sipas përshkrimit në dokumente, për shkak të terrenit dhe mungesës së investimit kjo rrugë pëson rrëshqitje gjatë ditëve ku ka shira të rrëmbyeshëm. Rruga përbën rrezik për banorët e zonës. Prandaj me këtë tender është menduar të ndërtohet një mur mbrojtëse, 300 metra përgjatë rrugës. Por në dorë të kujt kanë rënë banorët e Baldushkut?

Tenderi me “Flamur të kuq”

Procedura për tenderin u hap në 24 nëntor 2024 dhe u mbyll më datë 9 tetor 2024, ndërsa kontrata është publikuar në nëntor.

Nuk ishte nevoja për më shumë kohë shqyrtimi dhe analizim të ofertave, pasi nga 3 oferta të dorëzuara dy prej tyre komisioni i Veliajt i fshiu që në fazën e parë. Ofertën  e “IGROUP” shpk me vlerë 87 milionë lekë, Veliaj e ka konsideruar “anomalisht të ulët”. Epo, normal se po ta frysh fondin limit, ofertat e tregut duken anormale.

Ndërsa ofertën tjetër që gjithashtu ishte më e lirë se e fituesit, komisioni e ka skualifikuar me argumentin se nuk ka paparaqitur deklaratën e dokumentuar për drejtuesin teknik që duhet të zotërojë kompania.

Ja kështu, pa asnjë konkurrent kaloi në “finale” oferta e firmës   “G . A . C”, në pronësi të Klodian Alimadhit.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Alimadhi nuk zbaton konratat

Kujtojmë se në vitin 2023 është publikuar një raport ku theksohet se kompania “G.A.C” me administrator dhe pronar Klodian Alimadhi ka abuzuar me zbatimin e kontratës me vlerë 1 milionë USD, me objekt zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në linjat e tensionit të lartë të dhënë nga OST, duke përfituar padrejtësisht paratë për punë të pakryera.

Sipas informacioneve, kompania G.A.C fitoi në vitin 2020 tenderin 1 milionë  dollarë me firmën e drejtorit të OST, Skerdi Drenova, një zyrtar publik i lakuar për abuzime me vlerë miliona euro.

Në këtë procedurë Klodian Alimadhi ka konkurruar me veten e tij, pasi nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë në garë.

Si rrjedhojë, siç evidentohet në dokumentin më poshtë, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese ishte qesharake.

Si mos të mjaftonte oferta fituese në kufirin e fondit limit, pra fitimi që në procedurë, kompania G.A.C ka mashtruar edhe me zbatimin e kontratës, duke thelluar skandalin.

Nga ana tjetër, bashkia nuk duhet të rrezikonte duke ia dhënë tenderin një kompanie që është e angazhuar ndërkohë në një tjetër kontratë. Në muajin shtator 2024, Veliaj i fali Klodian Alimadhit kontratën 220 milionë lekë, për një tjetër mur mbrojtës, për një rrugicë në Kombinat. Edhe ajo kontratë mban “Flamurin e kuq”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDenoncimdy tenderaErion Veliajklodian alimadhiKLSHmashtrimembrojtesmiliona lekemos respektim kontratemurtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Sterilizimi/ Rrapaj dëshmon në komision: Nuk e njihja as Rrjepajn, as Beqajn dhe as Ramën

Sterilizimi/ Rrapaj dëshmon në komision: Nuk e njihja as Rrjepajn, as Beqajn dhe as Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com