GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, pazar me ndërtuesin pa leje, zbardhet leja e kullës së Armand Lilos

16:50 - 05/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion qeveritar, i drejtuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, zbuloi në shtator të vitit 2022 se biznesmeni Armand Lilo, ka ndërtuar plot 4600 metra katrorë pa leje në kullën “Syri i Tiranës”, në qendër të kryeqytetit dhe vetëm pak metra larg në vijë ajrore nga zyra e kryebashkiakut Erion Veliaj. Aksioni qeveritar u duk se do t’i dridhte këmbët kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili kishte dështuar së bashku me strukturat e tij të vartësisë për të identifikuar katet pa leje, jo vetëm të Lilos, por edhe të Pëllumb Salillarit, Julian Morinës, Arben Malokut e të tjerë ndërtuesve në kryeqytet.

 

Diçitura: IKMT kallëzoi “Ideal Construction” për katet pa leje te “Syri i Tiranës”

 

Megjithatë, furtuna në gotë e operacionit kaloi shpejt dhe Veliaj ri-forcoi pozitat e tij përballë dyshes Belinda Balluku-Bledi Çuçi. Madje, kaq e fortë ishte prezantimi i forcës politike të Erion Veliajt, sa ai nuk e ka aspak problem që të përfshihet në marrëdhënie biznesi me kompaninë “Ideal Construction” të Armand Lilos, i njohur edhe si njeri i afërt i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbështetës i hapur i kryebashkiakut të Tiranës.

Në janar të këtij viti, Këshilli Bashkiak i hapi rrugë Bashkisë së Tiranës dhe Armand Lilos që të nënshkruajnë një kontratë shkëmbimi. Sipas këtij akti, kompania e Lilos do të ndërtojë një shtesë me sipërfaqe mbi 700 metra katrorë në kullën “Syri i Tiranës” dhe në këmbim të truallit publik do t’i falë Bashkisë 50 përqind të ndërtimit të ri.

 

Diçitura: Vendimi i Këshillit Bashkiak

Pra, u “fal” ndërtimi i paligjshëm, u harrua hetimi penal që po zhvillon prokuroria e Tiranës për Armand Lilon dhe tashmë Veliaj e ndërtuesi i dhanë dorën njëri-tjetrit, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

“Gijotina” ka siguruar Marrëveshjen e plotë, të nënshkruar ndërmjet shoqërisë ‘Ideal Construction” dhe Bashkisë së Tiranës, të përfaqësuar nga Arbjan Mazniku, zëvendësi i Erion Veliajt.

 

Negociatat me ndërtues të paligjshëm

Marrëveshja Bashki-Lilo jep disa detaje mbi negociatat e zhvilluara mes palëve. Sipas këtyre bisedimeve, Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion të kompanisë ndërtuese truallin, ku gjendet aktualisht Dhoma e Tregtisë, në hyrje të Sheshit “Skënderbej”, me qëllim ngritjen e një godine plotësuese të kullës “Syri i Tiranës”.

Sipërfaqja e re ndërtimore e godinës do të jetë mbi 700 metra katrorë. Marrëveshja parashikon që 50 përqind të sipërfaqes së ndërtimit do t’i kalojnë në pronësi Bashkisë së Tiranës.

Diçitura: Draft-kontrata Veliaj-Lilo, e miratuar nga Këshilli Bashkiak

 

Negociatat janë zhvilluar në Nëntor të vitit 2022, në një kohë kur qeveria kishte kallëzuar penalisht Armand Lilon, pikërisht për kate shtesë në kullën ‘Syri i Tiranës”.

 

Marrëveshja Veliaj-Lilo

Subjekti privat ka paraqitur ofertën Përfundimtare të negocimit për llogari të truallit dhe ndërtesës, konkretisht:

– Për truallin që do të vihet në dispozicion të projektit përkatësisht pasurita nr. 2/377 me sipërfaqe 1042 m2 truall, në pronësi të Bashkisë Tiranë, Shoqëria “Ideal Construction” shpk, ofron për Bashkinë Tiranë, 50 % të sipërfaqes ndërtimore mbi dhe nën tokë, në objektin e ri që do të ndërtohet.

 

– Për ndërtesën me sipërfaqe totale prej 766 m², e pozicionuar mbi truallin me numër pasurie 2/377, ZK. 8380, Godinë njëkatëshe e “Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë”, shoqëria “Ideal Constuction” shpk ofron për Bashkinë Tiranë, 50% të sipërfaqes ndërtimore, ndërtim i ri mbi tokë, në objektin e ri që do të ndërtohet.

 

– Shoqëria “Ideal Construction” shpk ka paraqitur ofertën Përfundimtare, protokolluar në Bashkinë Tiranë me nr prot. 44815, datë 19.12.2022, duke shprehur dakordësinë që pjesa përfituese e Bashkisë Tiranë që do të përfitojë nga dhënia me sipërmarrje e pasurisë në pronësi të saj, të jetë 50 % e sipërfaqes ndërtimore për llogari të truallit dhe 50 % sipërfaqe ndërtimore për llogari të ndërtesës mbi të.

 

– Gjithashtu në të njëjtën kohë Sipërmarrësi duhet që, sipërfaqen ndërtimore që përfiton Bashkia Tiranë, si rezultat i këtij negocimi, ta vërë në dispozicion në ndërtimin e ri, që do të ndërtojë mbi pronën në pronësi të Bashkisë Tiranë, objekt negocimi, në bllok, mbi tokë dhe nën tokë.

 

Diçitura: Detajet e kontratës së shkëmbimit

 

Në përfundim, Bashkia e Tiranës, lidh kontratën e sipërmarrjes me zhvilluesin privat për pasurinë me nr. 2/377, zk. 8380 me emërtim “Godinë një katëshe” e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, me sipërfaqe totale 1042 m2 truall dhe 766 m2 ndërtesë, duke përfituar;

 

– 50 % të sipërfaqes ndërtimore, për llogari të truallit të vënë në dispozicion të projektit, me sipërfaqe totale 1042 m² truall, prona në pronësi të Bashkisë Tiranë

– 50 % të sipërfaqes ndërtimore, për llogari të ndërtesës e cila ndodhet mbi këtë truall, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimore 766 m2, prona në pronësi të Bashkisë Tiranë

 

Konkretisht, për llogari të ndërtesës, Bashkia Tiranë do të përfitojë përveç 50% sipërfaqe ndërtimore për llogari të truallit, plus një sipërfaqe prej 383 m2 për llogari të ndërtesës me shkallë amortizimi 75% mbi këtë truall, megjithëse ky objekt do të prishet, në kushtet që do të zbatohet leja e ndërtimit mbi truallin objekt negocimi.

 

Përfundimisht siperfaqes ndërtimore mbi tokë në ndërtimin e ri që do të përfitojë Bashkia Tiranë nga ky negocim për llogari të truallit do ti shtohet dhe sipërfaqja ndërtimore prej 383 m² ndërtim i ri mbi tokë për llogari të ndërtesës së vënë në dispozicion të zhvilluesit nga Bashkia Tiranë.

 

Katet pa leje të kullës “Syri i Tiranës”

Në 19 Tetor 2022, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi vendimin “Për transferimin në favor të shtetit me kontratë premtim shitje me vlerë 1 euro, të sipërfaqes së ndërtimit në objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 13, 18 dhe 24 kat, me 4 kat nëntokë, faza e I-rë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k”.

 

Diçitura: Njoftimi i KRRT për transferimin “1 euro” të kateve pa leje tek “Syri i Tiranës”

 

Në bazë të këtij vendimi, lexohet qartësisht se kompania ndërtuese i është “bindur” qeverisë dhe ka dorëzuar sipërfaqen pa leje në kullën në qendër të Tiranës. “Ideal Construction” e Armand Lilos rezulton se deri më tani është e vetmja që ka pranuar “marrëveshjen” me qeverinë, pasi iu zbuluan kate që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit. Ndërkohë, kompani të tjera, për të cilat qeveria deklaroi se i kapi në flagrancë me kate pa leje, po zhvillojnë beteja gjyqësore, ku kundërshtojnë gjetjet nga operacioni Balluku-Çuçi.

Lexo edhe: Pazari me Armando Lilon e “Arlis” dogji pasurinë e Edison Frakullës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArmando LilokullaNdertim pa lejetenderVeliaj

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Me armë e 300 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarë në Irlandë

Me armë e 300 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarë në Irlandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com