GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Veliaj pazare me kompaninë “Eco Tirana”, jep 2 miliardë lekë për blerjen e kazanëve të plehrave

10:47 - 23/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj pazare me kompaninë “Eco Tirana”, jep 2 miliardë lekë për blerjen e kazanëve të plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë ka nisur një tjetër procedurë, e cila ngre dyshimet për favorizim të kompanive “mike” dhe shton barrën e taksave për qytetarët. Gjatë këtij muaji bashkia ka shpallur tenderin prej 2 miliardë lekësh për blerjen e kontejnerëve të plehrave me kompaninë “Eco Tirana”.

Pak ditë më parë Veliaj tha se, do t’i hiqte licencën kompanisë ekzistuese për pastrimin e qytetit dhe do lidhte kontratë me “Eco Tirana”, për të mirën e qytetit, por pa treguar vlerat marramendëse të kësaj kontrate.
Dokumenti i publikuar për këtë tender shkon 2 miliardë lekë vetëm për blerjen e kazanëve, e pra kjo vlerë favorizon kompaninë dhe rrënon taksapaguesit, ndërsa qyteti mbetet i mbuluar nga plehrat.

“Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: Sistem i mbledhjes se mbeturinave, teknologjia e re 5. Fondi limit: 91.555.426 (nentëdhjetë e një milionë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e njëzet e gjashtë) lekë pa TVSH ose 754.163 EUR (shtatëqind e pesëdhjetë e katër mije e njëqind e gjashtëdhjetë e tre) Kursi i këmbimit 121.4 ALL/EUR”, thuhet në dokument.

Sipas këtij tenderi, “Eco Tirana” synon të krijojë 12 kontejnerë nëntokësorë për grumbullim të veçuar të ambalazheve, si edhe të blejë 190 kontenierë të tjerë me kapak. Ndërsa në një procedurë tjetër, “Eco Tirana” synon të blejë 1700 kontenitorë të rinj, me një vlerë limit prej 91 milionë lekë të reja pa TVSH.

Ajo e bie ne sy eshë se, bashkia lidh kontratë me këtë kompani pa shpallur më parë një garë. Jo vetëm kaq, konstatohet se të dhënat e kontratës nuk janë të plota. Në dokumentin që në posedojmë paraqitet vlera e tenderit, kontraktorët, por në asnjë pikë nuk sqarohet se pse duhet të zhvillohet kjo procedurë në këtë formë dhe pse është vënë në dispozicion një fond kaq i madh.

Por ky nuk është pazari i parë që ka bërë Veliaj me “Eco Tirana”. Deri në 2017 kjo kompani ka përfituar 5 procedura, të cilat kapin vlerën e 301.9 milionë lekëve, por kjo shumë është rritur deri në 2021, ku tashmë i shtohet edhe 2 miliardë lekëshi për blerjen e kazanëve.

Ndërsa kujtojmë se kjo kompani është përfshirë dhe në një skandal me organizatën mafioze “Ndrahgeta” dhe kjo është anashkaluar nga organet e drejtësisë. Më 4 qershor 2020, SPAK heshti kur në Itali u prangos kryebashkiaku i Veronës, Flavio Tosi, paçka se në dosjen e tij hetimore, ishte dhe lidhja me kryebashkiakun Erjon Veliaj, në biznesin e plehrave të grupit “Ndragheta”; i cili maskohet pas PPP-së “ECO-Tirana”, që gjoja bën diferencimin e mbetjeve në zonën qendrore të Tiranës.

Por përsëri, prej drejtësisë italiane, është zbuluar se aktiviteti i pastrimit të parave me ndërtim kullash e pallatesh, në Tiranë dhe paprekshmëria e tyre ligjore, po bëhet nëpërmjet grupit mafioz “Ndragheta”, në pazare 20% me krye-bashkiakun Erjon Veliaj.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajSkandaltendera

Lajme të lidhura

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Plasin zjarret në Durrës, digjet një lokal në plazh dhe bagëtitë në fshatin Ishëm

Plasin zjarret në Durrës, digjet një lokal në plazh dhe bagëtitë në fshatin Ishëm

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com