Zakonisht duhet shpikur dhe është shpikur një skandal për të mbuluar një të dytë, por këtë radhë, zhurma e madhe e gropës së madhe të inceneratorëve mbi 430 mln euro, për Ramën mori pak “Zbutje” nga përtej kufijve. Nisja e agresionit rus mbi Ukrainën, ka spostuar tërësisht vëmendjen, pasi rrjetet gëlojnë tashmë nga pasojat e pushtimit rus mbi Kiev, në një kohë që “pushtimi” I aferës së Ramës e skuadrës së tij mbi paratë e taksapaguesve merr një lloj “asisti” tashmë nga Rusia dhe lufta e hapur për okupimin e tokave ukrainase. Në këtë mënyrë, shtuar edhe faktin e mbylljes së punës së Komisionit Hetimor, apo edhe ecurisë së fushatës së zgjedhjeve të 6 marsit, afera miliona euro ka marrë një stopim, edhe pse paralel SPAK vijon të hetojë.
Por, duket që SPAK është tërësisht në ndikimin e kryetarit të Bashkisë, për të vetmin faakt: Në një shtet normal, me një drejtësi funksionale dhe totalisht agresive karshi gëlimit të korrupsionit, pas pranimit nga ana e Lal Plehut që kishte firmosur një fond prej 90 mln eurosh pa firmën e Këshillit Bashkiak, atëherë prangat do të ishin lëvizja minimale e mundshme. Por, SPAK sërish mbeti pasiv, teksa Veliaj edhe një herë indirect, shfaqi potencën e tij karshi firmave autoritare dhe arrogante me miliona euro, që SPAK është thjesht nën kontrollin dhe komandimin e tij. Flitej mbi ndikimin e Veliajt, por këtë radhë kjo u duk hapur. Përpos raportit të Komisionit, apo manovrimit të Ramës në lidhje me këtë situatë, drejtësia administroi një pohim public si një dëshmi me ligj nga ana e protagonisit “në krim”, për aferën e inceneratorëve.
Asnjë lëvizja e SPAK, teksa shtuar kësaj, raketat dhe sulmet mbi Kiev spostuan tërësisht vëm,endjen nga një situatë e tillë, e cila për hir të së vërtetës kishte nisur të vinte në djersë të ftohta pak kryebashkiakun e Tiranës, me firmën pa firmë. Po kështu edhe më tej. SPAK nuk foli dhe nuk flet, në një kohë që pritshmëritë janë shumë të mëdha në drejtim të këtij organi. Por mesa duket tashmë është momenti për të venddosur se kë do të shesë Rama. Në anën tjetër, pauza që s’ka lidhje me SPAK, por me vëmendjen tërësisht e spostuar në pushtimin rus mbi Kiev, I ka dhënë më shumë kohë firmëtarëve që të cojnë emisarët e tyre në SPAK me oferta të mundshme. Një situatë e tillë ishte një dhuratë më vete në këtë situatë që kishte marrë një amalgim të madh, për vetë dinamikën dhe zbardhjen e situatave që ngjyenin dhe kompromentonin direct, pozitët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por edhe të asaj të Durrësit.
Sidoqoftë, SPAK përsëri mbeti thjesht një strukturë e kapur dhe vegël në duart e numërit 1 të Bashkisë Tiranë, njëherësh edhe numërit 1 të aferës së landfillit të kryeqytetit, Veliaj që në një situatë me më dinjitet minimalisht do të shoqërohej për tu pyetur pas dëshmisë në Komisionin Hetimor. Jorida dhe krahu akuzues u corrën, në një kohë që SPAK mbetet për të lëvizur, por aty janë kapur themelet e një institucioni që në aferën më të madhe të këtyre 4 dekadave, përsëri njuk reagon. Një pjesë e pushtetarëbe u lexuan të ishin në siklet të madh, teksa në fytyrat e tyre lexohej një siklet, por që lufta e Putinit me gjithë botën, I dha një frymëmmarrje për të fituar kohë e për të vepruar me underground në lidhje me drejtësinë e re. Por, mbi të gjitha, për të ulur ndjeshëm të gjithë zhurmën e opinionit të madh mbi inceneratorët. Tashmë, ataku mbi Ukrainën “shpëtoi” sërish disa prej kokrrave që firmosën milionat e landfilleve në Tiranë, Durrës, Fier, dhe Elbasan, teksa në anën tjetër duket që me po kaq vëmendje agresionin rus po e ndjek edhe SPAK, që gjeti momentin e artë.
Prokurorët e kësaj structure dëshmuan edhe një herë që influence e Veliajt tek ta, financiare apo politike është kaq e madhe sa nuk denjuan dhe as guxuan të bënin lëvizjet e radhës për marrje në pyetje, pasi historia e ndalimeve do të ishte një triumph, por deri tani virtual. U vodhën shumë lekë, dhe në sytë e shqiptarëve u pohua në një mënyrë apo tjetër që mbi lumin e milionave kishte tagër edhe për firmë personale, por Veliaj mbetet sërish pashai I drejtësisë së re, një “peshkaqen” më vete në sytë e ambasadores që nuk nxori asnjë gjysmë fjale në lidhje me gropën e zezë inceneruese të mbi 430 mln eurove. Tashmë, SPAK ka nisur “të shohë filxhan” pasi lufta në Ukrahinë I ka dhënë një assist më shumë edhe atyre, që të jenë më komodë, në afate negociimi me ata që sot duhet të ishin afër Lefter Kokës.
Discussion about this post