GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj publikoi “transkriptimin” e replikave në seancë, GJKKO e nxjerr blof: Gënjeu!

GJKKO ka përgënjeshtruar pretendimet e Erion Veliajt se ky i fundit është quajtur “ndyrësirë” nga prokurori Ols Dado gjatë një seance gjyqësore.

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliajn “nuk e duan” as në burg,  do të qëndrojë i  vetëm në qeli deri…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka reaguar pas publikimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj të “transkriptimit” të replikave gjatë seancës gjyqësore të 12 Shkurtit ku iu caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Kryembashikau i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash pretendoi se prokurori e kishte quajtur “ndryrësirë” në sallës e gjyqit. Por, GJKKO thotë në reagim se materiali i publikuar nga Veliaj është i gënjeshtërt.

GJKKO ka publikuar edhe dokumentet zyrtare të transkriptit të mbledhjes, teksa thekson se kjo seancë është dhe e regjistruar me audio dhe në asnjë rast nuk është përdorur termi fyes ndaj Erion Veliajt.

“Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, shkruhet në reagimin e GJKKO-së.

Reagimi i Veliajt

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkroi më herët Veliaj në “FB”, teksa publikoi dhe “transkriprin” sipas tij të një pjesë të asaj që ndodhi në gjykatë.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
Para
KQZ i kërkon gjobitjen e 40 kandidatëve për kryebashkiakë, 32 të PL, 8 të PS (Emrat)

KQZ regjistron në zgjedhjet parlamentare 15 partitë e para politike, mes tyre PS, PD dhe PL

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!
Sport

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26

Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Laçit, në ndeshjen e parë të kampionatit në "Abissnet Superiore"....

Lexo më shumë
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com