GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Veliaj reagon sërish nga qelia: Olsi dhe Erjon Bani me dënuan pa gjyq, por unë nuk do lodhem së denoncuari

10:34 - 21/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
GJKKO e la në burg, Veliaj sulmon nga qelia prokurorin: Si ma kurdisi paçavuren për të më arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj,  vazhdon me reagimet tij nga qelia, duke hedhur akzua të forta ndaj prokurorit që e hetoi dhe gjyqtarit që mori vendimin.

Në reagimin e tij ndaj akuzave të bëra nga kundërshtarët, theksoi se nuk ka turp për jetën e tij dhe se nuk do të ndalet së denoncuari korrupsionin dhe pazarin e shëmtuar të pushtetarëve, pavarësisht përpjekjeve për ta burgosur dhe izoluari pa gjyq. Ai e quajti qesharake akuzën që fluturimi i tij në vitin 2004 me Gent Sulën kishte si qëllim shpërblimin e gruas së tij me postin e zëvendësministres, duke thënë se kjo ishte një provë e dobët dhe banale. Veliaj i shpjegoi gjithashtu se zëvendësministër bëhesh nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga Ministri, duke ironizuar Ols Angon që nuk ishte në dijeni të këtyre proceseve.

Ai vlerësoi Genta Sulën si një profesioniste të shkëlqyer dhe të suksesshme, e cila dha kontribut të madh në ministri, duke përfshirë hapjen e shkollave dhe reformën e pensioneve. Veliaj kritikoi ashpër sulmet ndaj saj, duke thënë se ato ishin përpjekje për të përçmuar një grua të mençur dhe të pavarur, dhe e cilësoi veten si një njeri që është angazhuar për drejtësi, duke e quajtur padrejtësinë një luftë që duhet të fitohet çdo ditë.

Reagim i Erion Veliajt:

Mirëdita dhe bekime gjithsecilit!
Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.
Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.
Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.
2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.
3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.
Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.
Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.
Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.
Ju dua shumë e më merr pafund malli për të gjithë ju!

Etiketa: Erion Veliajgent sulagjyqtarprokurorQeliareagimSpak

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Prej 4 muajsh në qeli/ Kush janë politikanët që do të vizitojnë sot për herë të parë Ilir Metën

Prej 4 muajsh në qeli/ Kush janë politikanët që do të vizitojnë sot për herë të parë Ilir Metën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com