GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Veliaj së shpejti pas hekurave”/ Çfarë ndodhi në protestën para Bashkisë (Video-Foto)

13:28 - 07/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasje me policinë dhe paralajmërime për arrestime të reja – Ç‘ndodhi në tubimin para bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Erion Veliaj pas hekurave së shpejti”. Ky ishte mesazhi i një pankarte në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen dhe arrestimin e Erion Veliajt lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe asaj “5D”.

Mesazhe të ngjashme u shpalosën në të tjera pankarta nga protestuesit, të cilët zhvilluan këtë të martë tubimin e gjashtë pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt për aferat e tenderave, të njohur si “5D”.

Organizmi i protestës ishte i njëjtë me të kaluarat. Nga një podium i krijuar enkas, qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të opozitës mbajtën fjalimet e tyre. Nuk munguan goditjet me vezë ndaj fasadës së bashkisë dhe as molotovët.

Me thirrjet “hapini dyert e bashkisë”, qytetarët hoqën barrierat metalike të vendosura nga policia para nisjes së tubimit. Këshilltaret e opozitës edhe këtë herë nuk u lejuan nga policia të futen në ambientet e brendshme të bashkisë, ndërsa një prej tyre denoncoi se efektivët hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve, teksa këta të fundit hoqën barrierat metalike në shenjë revolte.

Nga mikrofoni i protestës u përmendën edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama më herët gjatë ditës. Këshilltari i PD-së Dorian Teliti e lexoi ligjërimin e Ramës si një distancomini të tij nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Velisë dhe më pas, dorëheqjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë. Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas. Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë – Edi Rama, foli për abuzues ligji, foli për grupe të struktura, foli për drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese”, tha Teliti.

Belind Këlliçi e cilësoi Veliajn “kreun e bandës 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës”, si dhe “hajdutin më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend”.

Nga mikrofoni i protestës, të tjerë folës u kërkuan qytetarëve të bashkohen në protestat për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt.

“Për mua nuk jemi në një kohë të rotacionit të pushtetit. Jo, ne jemi në emergjencë të madhe. Çfarë do bëjmë?! Duhet të ngrihet populli! Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, u shpreh aktori Mehdi Malkaj.

Protesta zgjati rreth 2 orë, ndërsa e radhës u lajmërua të martën e javës së ardhshme.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1protesta te bashkia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona
Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26
Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n
Aktualitet

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:56 - 09/04/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
Para
Intervistë e plotë e motrës së Almës: Kishin dy muaj që flinin të ndarë, ai e pështyu në fytyrë kur…

Intervistë e plotë e motrës së Almës: Kishin dy muaj që flinin të ndarë, ai e pështyu në fytyrë kur…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët
Botë

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26

“Në një luftë ku nuk ka fitues, kryeministri izraelit duket se do të jetë humbësi më i madh,” shkruan Guardian,...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26
Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:56 - 09/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:37 - 09/04/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com