GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj shpenzon 130 milionë lekë për fasadën “Vllaznia 4”, fiton pa garë kompania “karrem”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj çdo ditë zhvillon të paktën një tender pa garë

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj çdo ditë zhvillon të paktën një tender pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj çdo ditë zhvillon të paktën një tender pa garë. Këtë herë radhën fasada e godinës Vllaznia 4. Tashmë të gjithë e dimë që Lali Eri ecën me moton “Fasada dhe propaganda bëjnë punë”. Kështu, edhe për këtë godinë Bashkia Tiranë ka vendosur të shpenzojë 130 milionë lekë. Fituese është firma “Edonil Konstruksion” shpk, në pronësi të Ismail Meços. Në fakt, edhe dy kompani të tjera kanë paraqitur ofertat e tyre, madje 10 milionë më të lirë se fituesi.

Por, Veliaj nuk e ka marrë parasysh këtë kriter të rëndësishëm dhe i ka përjashtuar të dyja. U skualifikuan  me argumentin se nuk kanë paraqitur dokumentet provuese për vetdeklarimet. Kështu në garë mbeti vetëm kompania e Meços, të cilit Veliaj ia dha fitoren këtij të fundit pa zhvilluar një garë sikur e kërkon ligji i prokurimeve. Open Data Albania e ka klasifikuar si tender me “Red Flag”, pasi ky prokurim ka cenuar konkurrencën e lirë dhe ka marrë fondin në shkelje të ligjit.

Fituesi abuzues

Në këtë rast kemi të bëjmë sërish me një kompani që fsheh nga pas oligarkët e vërtetë. Kompania “Edonil Konstruksion” shpk është e themeluar në vitin 2000 dhe nga viti 2014 ka marrë vetëm 12 projekte. Por, nga këto projekte vetëm 2 janë ku Edonil Konstruksion” ka konkurruar e vetme.TEk të tjerat ka përfituar duke mbajtur nga pas të tjera kompani. Edhe në të dhënat e publikuar nga Open Data Albania rezulton se kjo kompani ka si firma mëmë dy kompani të tjera. Konkretisht, përfitimet reale të “Edonil Konstruksion” i marrin SNOW ENERGY me pronar Ismail Meço dhe firma STRAVAJ ENERGY me pronar Ymer Dashi.

Të dyja këto kompania kanë probleme me kapitalin dhe financimin. Ato raportojnë të ardhura në luhatje të dukshme nga viti në viti, sidomos në vitet 2018 deri në 2020 ku raportojnë xhiro vjetore jo më të lartë 40 milionë lekë.

 

 

Kështu, Veliaj po fut në skemë një kompani të përbashkët të tyre, në mënyrë që mund të stabilizojë gjendjen e tyre financiare, duke u dhënë fonde me tendera pa garë. Duke përdorur një kompani si karrem për të pasuruar oligarkët.

Lex edhe:Veliaj dhuratë fshehurazi Fushës, i fal tenderin 830 mln lekë djalit të Çim Fushës, ja maskimi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajkompania karremkryesore2pa garetenderVllaznia 4

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Bashkimi i PD/ Salianji mbështet primaret: Të ngrihen grupe pune që të monitorojnë procesin

Rama e “kërcënoi” në Kuvend, gjykata njofton gjyqin ndaj Salianjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com