GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj shtron rrugët e pasanikëve: Destinacion për turistët

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj shtron rrugët e pasanikëve: Destinacion për turistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa këtë të martë u zhvillua protesta e nëntë para Bashkisë së Tiranës për arrestimin dhe dorëheqjen e Erion Veliajt, ky i fundit vijon të propagandojë “punët e mira”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shpërndan pamje nga asfaltimi i një rrugë në Liqenin e Farkës, një zonë, sipërfaqja e gjelbër e së cilës është tkurrur nga ndërtimet e vilave luksoze që po kryhen aty.

“Ekipi i terrenit po punon me ritme të shpejta për të sistemuar çdo cep të qytetit tonë! I japim vlerë njësoj si qendrës, ashtu edhe periferisë. Farka tashmë destinacion për kryeqytetasit dhe turistët”, shkruan kryebashkiaku, i cili ka qenë në qendër të kritikave për lejet e firmosura në rreth liqenit të Farkës, ku ndërtimet po betonizojnë zonën e gjelbër, duke e kthyer në rezidenca pasanikësh.

Në këtë mënyrë, investimet që shkojnë në favor të oligarkëve, Veliaj i paraqet si “investime turistike”. Të njëjtën skemë ka ndjekur edhe shefi i tij politik Edi Rama, i cili ka hartuar politika të shumë kundërshtuara – u ka falur sipërfaqe të konsiderueshme toke “investitorëve strategjikë” dhe si dhe pagesë të taksave ndërtuesve përmes akteve të posaçme ligjore. E justifikuar gjithnjë “në emër të turizmit”, nuk kanë munguar as miliardat e dhëna me tendera në emër të turizmit, por që ‘çojnë ujë’ në mullarin e resorteve të oligarkëve.

I tillë cilësohet nga banorët e fshatrave përgjatë lumit të Vlorës edhe projekti për ndërtimin e Ujësjellësit të Himarës. Banorët, të cilët kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme, shprehen se devijimi i lumit siç parashikon projekti, do ti lërë ata pa ujë duke shkatërruar tokat bujqësore e ekosistemin nga njëra anë, ndërsa uji do të rrjedhë bollshëm në resortet e oligarkëve.

Ngjashëm, edhe kryebashkiaku i Tiranës, nën hetim nga SPAK dhe i akuzuar për afera të shumta korruptive, parqet investimet pranë rezidencave të oligarkëve si “turistike”, teksa flet për miliona pemë të mbjella, por në realitet shton sipërfaqet e betonizuara.

Etiketa: Erion VeliajFarkeKryesore1ndertime

Lajme të lidhura

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Para
“Vëllai me hotel luksoz në Dhërmi”, PD thirrje SPAK-ut: Hetoni kryebashkiakun e Matit

“Vëllai me hotel luksoz në Dhërmi”, PD thirrje SPAK-ut: Hetoni kryebashkiakun e Matit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

Anuluhet mes mjegullës së korrupsionit tenderi 1.5 miliard lekë i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve të një lagje në...

Lexo më shumë
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com