GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Veliaj, si mashtroi për administratorët e pallateve për 10 vite

12:58 - 15/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rreth 30 % e Tiranës vuan nga mungesa e ujit, ja ku qëndron problemi”/ Procesi i rindërtimit, Veliaj: Bashkia në punë edhe gjatë gushtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bllokimi dhe rënia e ashensorit në një pallat në zonën e “Astirit” rrezikoi jetën e 5 personave. Por, aksidente të tilla me pasoja të rëndë kanë ndodhur edhe më parë në Tiranë, siç është rasti i 30-vjeçares Drilona Duricit, e cila humbi jetën pasi flakët përfshinë kabinën metalike. Por çfarë ka bërë bashkia e Tiranës për të parandaluar ngjarje të tilla dhe çfarë thotë ligji për këtë çështje?

Ligji i miratuar 10 vite më parë për administratorët e pallateve përcakton se çdo ndërtesë do të ketë një person që do të merret me zgjidhjen dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta të banorëve të pallateve. Rezulton se në Tiranë vetëm një e katërta e pallateve kanë administrator, ndërkohë që vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, në vitin 2016 deklaroi se ky proces do të përfundonte brenda vitit 2017. Madje është ngritur një Task-Forcë për të mundësuar zgjedhjen e administratorëve të pallateve, por deri më sot vetëm ¼ e pallateve të banimit në Bashkinë Tiranë, kanë mundur të zgjedhin administratorin e tyre. Deri në vitin 2016, Tirana numëronte rreth 5 mijë pallate gjithsej, e deklaruar kjo dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij për vënien në funksion të ligjit për administrimin e pallateve. Në atë kohë, Veliaj deklaroi se në Tiranë ishin 5 mijë pallate dhe brenda vitit 2017, të gjitha pallatet do të kishin administratorin e vet. Por, deri në fund të vitit 2019, ky proces u la në heshtje.

Me ardhjen në krye të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndërmori vënien në funksion të këtij ligji brenda dy viteve, ndërsa gjithçka e nisi nga njësia nr.1 e cila aktualisht numëron 51 264 banorë dhe në total 47 administratorë të licencuar. Pas trajnimeve nga bashkia, të interesuarit morën licencën për kryerjen e kësaj detyre. Sipas të dhënave numërohen 833 administratorë në 11 njësitë administrative, të pozicionuar në pallate e zona të ndryshme. Kjo tregon se nga 934 të certifikuar si administratorë në Librin e administratorëve, rreth 101 nuk kanë mundur ende të administrojnë një pallat.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, miratimi i vendimit të këshillit bashkiak në Tiranë për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve riktheu në vëmendje administratorët e pallateve, të cilat janë ura lidhëse mes bashkisë dhe banorëve. Siç e kemi raportuar në gijotina.com depozitat e ujit gjenden ende në tarracat e pallateve dhe asgjë nuk ka ndryshuar përveçse është përdorur si temë në regjistrimet filmike qe bashkia ka shpërndarë të gatshme për mediet.

Sipas ligjit, administratori luanin rolin e urës lidhëse midis bashkisë e komunitetit. Ai lehtëson qytetarët në disa detyra kur bëhet fjalë për pronën e tyre, si dhe ndërmjetëson banorët me pushtetin vendor për çështjen të ndryshme. Në ligjin “ Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” në nenin 20, pika c përcaktohet qartë detyrat për administratorit, ku një ndër to është: “ndërmarrjen e kontrolleve periodike, teknike dhe higjieno-shëndetësore për gjendjen e pronës e të objekteve në bashkëpronësi, si sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i ngrohjes qendrore, ashensorëve, tarracave, sistemi i ndriçimit, prania e insekteve dhe e parazitëve etj. dhe i veprimeve për të zhdukur dëmtimet e pronës apo praninë e faktorëve, që mund të përbëjnë rrezik për epidemi sëmundje etj.” Duket qartë se kontrolli teknik dhe mirëmbajtja e ashensorit janë pjesë e detyrave të administratorit, por ngjarja e “Astirit” faktoi se administratori nuk e ka kryer detyrën, ashtu si kundër as kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e ashensorit nuk ka vepruar në kohë. Banorët dëshmuan se problemet me ashensorin ishin të vazhdueshme.  

Etiketa: administratorepallatVeliaj

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
E padëgjuar, në Rumani do japin për adoptim një qen ose mace para çdo ndeshjeje

E padëgjuar, në Rumani do japin për adoptim një qen ose mace para çdo ndeshjeje

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com