GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj u fal 261 mln lekë 2 oligarkëve/ Njëri vodhi në portin e Vlorës, tjetri tendera pa garë

17:06 - 06/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj u fal 261 mln lekë 2 oligarkëve/ Njëri vodhi në portin e Vlorës, tjetri tendera pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë vazhdon të bashkëpunojë dhe të thur afera përmes tenderave me kompani oligarkësh, të privilegjuar nga qeveria. Ditën e sotme është publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike  një tende i firmosur nga Erion Veliaj me objekt  “Ndërtim rrjet ujësjellësi në zonën e Autostradës Tiranë -Durrës “, për të cilin do të shpenzohen  261 334 752,00 milionë lekë. Miliona lekë do të japë Veliaj vetëm për 8 muaj punë, për ndërtime rrejti ujësjellësi që në të vërtet më pas nuk hyjnë në punë dhe mbeten jofunksional.

Gjithsesi, ajo që bie në sy tek ky tender është fakti se  në garë kanë marrë pjesë  6 kompani, por Bashkia i ka skualifikuar me argumentin se nuk raportojnë numrin e mjaftueshëm të makinave që nevojiten për shërbim. Kështu ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve  L.T.E Construction sh.p.k & Ndregjoni sh.p.k, të cilat me sa duket nuk janë përzgjedhur dhe aq rastësisht. Por, rezulton se  të dyja këto kompani janë përfshirë edhe në afera të mëparshme më tendera te qeverisë dhe Bashkisë Tiranë.

Marrim këtu kompaninë Ndregjoni sh.p.k. me administrator Xhetan Ndregjoni, i cili është i njohur për shumë tendera që ka marrë pjesë por bujë më të madhe ka bërë pjesëmarrja në aferën për portin e Vlorës. Kujtojmë se një vit më parë, më 13 tetor Këshilli i Ministrave me anë të një vendimi, miratoi kontratën e qirasë 1 euro për ndërtimin e portit të ri turistik të Vlorës, kontratë kjo që u fitua nga bashkimi i  disa shoqërive, mes tyre edhe  “Ndregjoni” sh.p.k. Pra kjo kompani arrit të rrëmbente koncesionin e portit vetëm me 1 euro. Kështu, Ndergjoni shpk bashkë me miqtë e tij do të menaxhojnë portin e Vlorës për 35 vjet.  I frymëzuar nga ky “peshk” i madh që kapi Ndergjoni shpk, Veliaj vendosi ta fusë në listën e tenderave të tij abuziv sot.

Por edhe në këtë tender të Bashkisë Tiranë kompania “Ndergjoni shpk” nuk ka aplikuar e vetme, por në një bashkim me kompaninë L.T.E Construction sh.p.k. Administrator i kësaj kompania është Artur Caushaj, i cili njihet edhe për tendera të tjerë të marrë nga Veliaj në shkelje të ligjit.  Kujtojmë si shembull tenderin e para një viti kur kompania L.T.E Construction sh.p.k. mori  26 milionë lekë për instalime në burimin e ujësjellësit Tiranë. Përveç faktit se Veliaj i dha kësaj kompanie milionë lekë për 3 muaj punë për instalime, nga dokumentet evidentohet se tenderi është dhënë pa garë.  Kjo tregon se nuk është hera e parë që Veliaj po jep tender që kushton miliona euro për kompanitë e oligarkëve të tij.

 

 

 

Etiketa: abuzimErion Veliajinvestitor strategjikkryesore2Oligarkepa garetenderXhetan Ndergjoni

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Koncesioni 12 mln dollarë për plehrat e Kamzës, KLSH kap në shkelje Sadriun dhe Mziun

Koncesioni 12 mln dollarë për plehrat e Kamzës, KLSH kap në shkelje Sadriun dhe Mziun

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com