GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj vijon propagandën nga qelia: Nesër gratë do udhëtojnë falas në urbane, kam dhënë unë porosi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”, vijon të përdorë rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe propagandistike në përpjekje për të ruajtur një imazh publik pozitiv. Në një postim të fundit në “FB”, Veliaj ka bërë një njoftim në prag të 8 Marsit, duke shpallur transport falas për gratë dhe vajzat në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Veliaj shpreh mirënjohjen për punën dhe kontributin e grave në shoqëri dhe njofton se ka lënë porosi që të gjitha zonjat të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme”, shkruan Veliaj.

Ky mesazh vjen në një kohë kur ai ndodhet në paraburgim, pas arrestimit nga SPAK me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Që prej arrestimit, Veliaj ka përdorur çdo komunikim publik për të ndërtuar një narrativë mbrojtëse dhe për të shmangur përqendrimin e vëmendjes te akuzat e ngritura kundër tij. Një tjetër linjë e qartë në komunikimet e tij ka qenë sulmi dhe përpjekja për të delegjitimuar prokurorin e çështjes, duke i paraqitur hetimet si një hakmarrje politike.

Ky postim i fundit, ndonëse i paraqitur si një gjest simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duket si një përpjekje për të mbajtur imazhin e tij aktiv në jetën publike dhe për të ndikuar në opinionin publik, pavarësisht pozicionit të tij të vështirë ligjor.

Ndërsa Veliaj vazhdon të përballet me drejtësinë, postimet e tij në rrjetet sociale tregojnë një strategji të qartë propagandistike për të ruajtur mbështetjen politike dhe imazhin publik. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa ndikim do të kenë këto përpjekje, ndërkohë që hetimet ndaj tij vijojnë, ashtu si dhe procesi gjyqësor për akuzat e rënda.

Prej gati një muaji, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Nën akuzë është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj dhe bashkëshortja e tij përfituan qindra mijëra euro ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore – përfitime të paligjshme që u injektuan dhe ‘pastruan’ nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Xoxa.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1propagandeVeliaj

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Trump mban fjalimin e fitores: Po vjen epoka e artë për Amerikën

Trump: Është më e lehtë të negociosh me Rusinë sesa me Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com