GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Veliaj viziton shtëpinë e rindërtuar në Ndroq dhe bën apel për vaksinimin

12:19 - 06/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj viziton shtëpinë e rindërtuar në Ndroq dhe bën apel për vaksinimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja e Muhamed Trimit në Ndroq ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit.  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që kanë punuar, edhe në kushte të vështira pandemie dhe temperatura të larta, për të mbaruar në kohë shtëpitë e reja.

“Në Ndroq kemi një paketë me 38 shtëpi, ndërkohë kemi edhe një lagje me 74 shtëpi të tjera. U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që e kanë bërë natën ditë për të kapur afatet dhe për t’u siguruar që, brenda verës, shumica e familjeve në Ndroq futen në shtëpitë e reja. Sot këto familje kanë një shtëpi shumë më të fortë se ajo që kishin, dhe që me gjasë do jetë këtu për 100 vitet e ardhshme, me kushte më të mira, me hapësirë më të madhe dhe më komode se ajo që prishi tërmeti”, tha ai.

Veliaj u shpreh se operacioni i rindërtimit po i afrohet fundit, ndërsa siguroi se krahas shtëpive të reja, është menduar për gjithë infrastrukturën ndihmëse dhe ofrimin e shërbimeve pranë komunitetit.

“Po i afrohemi fundit të operacionit shumë të madh për rindërtimin e shtëpive. Pra, po përfundojmë shtëpitë individuale, plus lagjen e re, e pastaj do të përfundojmë gjithë infrastrukturën arsimore në zonën e luginës së Erzenit, këtu në Ndroq, në Pezë dhe në Vaqarr. I themi lamtumirë krizës që na solli tërmeti, për t’u fokusuar tek gjithë energjia e mirë që na duhet për të promovuar më shumë zonën, për t’u fokusuar më shumë te bujqësia, për t’u fokusuar më shumë që këta fëmijë të kenë arritje të jashtëzakonshme edhe në arsim, në shoqëri, në sport. Tani që ikën, i harrojmë kollaj, por atëherë ishte nevoja që të kishim besim te njeri-tjetri, që do vinin ditë më të mira, do vinin kushte më të mira”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Banesa e re 2+1 e Muhamed Trimit u ndërtua falë programit të Rindërtimit, më e fortë, me materiale cilësore dhe me hapësira më të mëdha e me kushte më të mira se më parë.

Veliaj u ndal dhe foli për vaksinimin kundër Covid. Ai u shpreh se në mënyrë që të hapet e gjithë Tirana duhet që të vaksinohen të gjithë.

Prandaj pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme në kryeqytet sipas Veliajt duhet vendosur me kusht vaksinimin.

Sipas kryebashkiakut “një person që nuk vaksinohet nuk ka pse mban peng gjithë qytetin të kthehet tek jeta normale”.

“I kam thënë këtyre, doni që Tirana të hapet 100%, të hapen koncertet, ik vaksinohuni dhe do ta vejmë me kusht doni të shkoni në aktivitete, sheshe, Dua Lipa, Rita Ora, ç’rëndësi ka kush vjen, po, vaksinë.  Po të doni, se një që nuk vaksinohet nuk ka pse mban peng gjithë qytetin të kthehet tek jeta normale. Ta vejmë me rregull, trego që je vaksinohu, futu. Kjo bie që 1% e shoqërisë dikton të tjerët. Jo, 99% e të vaksinuarve të tregojnë atë të vaksinës dhe të vazhdojnë jetën. Rri ti në shtëpi që beson tek teoritë konspirative”, tha Veliaj

Etiketa: Erion VeliajNdroqShtepiTermet

Lajme të lidhura

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Para
“Problem serioz dhe në Kukës”/Peleshi paralajmëron: Kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme në Gjirokastër, priten evakuime

"Problem serioz dhe në Kukës"/Peleshi paralajmëron: Kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme në Gjirokastër, priten evakuime

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com