GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj vjedh edhe të vdekurit! 100 mln lekë pa garë për varrezat

14:17 - 16/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj vjedh edhe të vdekurit! 100 mln lekë pa garë për varrezat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj nuk lë rast pa abuzuar me buxhetin e bashkisë, madje edhe kur ato janë për varrezat. Disa herë është denoncuar në media skandali me varret në Tufinë, ku qytetarët duhet të sigurojnë shumë më përpara vendin e varrit për vete, ta blejnë atë me 15- 20 mijë lekë për metër katror. Kjo për shkak se bashkia nuk ka dhënë një zgjidhje. Në të kundërt, Veliajt i shërben kjo situatë për marrjen e fondeve. Me 14 dhjetor 2022, Bashkia Tiranë ka firmosur mbylljen e tenderit me objekt “Zgjerimi i hapësirave të varrezave publike Tufinë”.

Me datë 13 prill 2022 , Bashkia Tiranë njoftoi se nisi shpronësimin e pronarëve në Tufinë, për të zgjeruar territorin e varrezave. Në fakt, Veliaj me këto shpronësime po iu hapte rrugë projekteve të tjera milionëshe. Ai kujtohet pas një viti që të nisë punën me zgjerimin, pasi fushata elektorale e kërkon një propagandë të tillë.

Nga ana tjetër, ky tender është mbyllur pa konkurrencë të lirë dhe me çmimin më të shtrenjtë. 17 kompani kanë paraqitur ofertat e tyre për këtë prokurim. Por Veliaj i ka skualifikuar të gjitha kompanitë, duke lënë të vetmet në garë bashkimin e operatorëve  “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934”, me pronarë respektiv Majlinda Baraj e Lavdimir Baraj dhe Luljeta Saliaj, Ardit Saliaj e Marius Saliaj.

Përfitimet

Këta biznesmenë e përfituan tenderin pa u lodhur fare, duke qenë se komisioni ka shkelur konkurrencën dhe “Open Data Albania” iu ka dhënë “flamurin e kuq”.  Kjo do të thotë se 100 milionë lekë për punimet në Tufinë po keqpërdoren.

100 milionë lekë do t’i xhirojnë dy kompanitë “për të prishur ndërtesat në atë zonë, bërë gërmime, sheshuar vendin, për të vendosur disa tubacione dhe tabela”. Abuzim në ditë me diell! Po shkelet ligji për prokurimet pa u përballur me asnjë pasojë. Vendi është pothuajse i gatshëm, i sheshtë dhe pa ndërtesa, do duhen vetëm kanalet kulluese, rrethimi, rregullimi i rrugicave dhe tabelat.

Mbi të gjitha, krybashkiaku Veliaj po luan me paratë e buxhetit bashkiak. Ndërkohë, në terren persona të paautorizuar po shesin si pronën të tyren rripin e tokës që u duhet njerëzve për varrimin e të afërmve.

 

Vendet që shiten për varr nuk janë brenda parametrave ligjorë. Gjithashtu nuk ka studim, nëse uji që buron në atë tokë mund të shkojë në çezmat e qytetarëve. Nuk ka studim për qëndrueshmërinë si shtresë nga ndryshimet atmosferike. Janë detaje që edhe një njëri i thjesht i di. Por, ekspertët e Veliajt nuk merren fare me këto, sepse kryesorja është përvetësimi i sa më shumë parave nga buxheti bashkiak.

 

Lexo edhe: Gjykata cakton masën e sigurisë për të arrestuarit e përfshirë në skandalin me varret në Tufinë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Erion VeliajtarifeTufinevarezavarre qe blihenzgjerim territprei

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK, Yuri Kim mbërrin në KLP

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK, Yuri Kim mbërrin në KLP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com