GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj vjel 30 MLD lekë nga taksa e infrastrukturës, i harxhon për tenderë dhe evente

11:12 - 04/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj vjel 30 MLD lekë nga taksa e infrastrukturës, i harxhon për tenderë dhe evente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana regjistron rekord për numrin e lejeve të ndërtimit të dhënë çdo vit, që reflektohet në më shumë të ardhura nga taksat që mblidhen në këtë sektor. Nga ana tjetër, këto para nuk kthehen në investime publike, por bëhen rrush e kumbulla nga kryebashkiaku Veliaj.

Nga të dhënat e publikuara nga Open Data Albania, vetëm në mandatin e shkuar Erion Veliaj ka grumbulluar mbi 30 miliardë lekë nga taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja. Duhet përmendur se për miqtë e tij shpesh herë ka bërë lëshim kur vjen fjala tek kjo taksë.

Por, ajo që evidentojmë është se edhe nga këto para të mbledhura vetëm një pjesë e tyre janë investuar në qëllimin e përcaktuar për të cilin mblidhet kjo taksë, pjesa tjetër është harxhuar pa kriter.

Në të dhënat e publikuara theksohet se mbi 14 miliardë lekë janë shpenzuar për evente dhe paga, sepse sa herë afrohen zgjedhjet fryhet dhe numri i punonjësve në bashki.

“Në total na rezulton arkëtime drejtpërdrejt për Infrastrukturë (të dy taksat) në katër vite bashkia ka vjelë 30.4 miliard lekë. Sikur vetëm këtë Potencial të Taksimeve për Infrastrukturë të kishte përdorur bashkia për Investime drejtpërdrejte me buxhetin e saj (pa programe të tjera buxhetore të qeverisë qendrore apo të shoqërive që zotëron), Tirana do të kishte 13.88 miliard lekë më shumë Vepra dhe Investime Publike.

 Nga 30 miliard lek taksa Infrastrukture Bashkia ka bërë kontraktime për vepra dhe investime publike në rreth 16.5 miliard Lekë. Çdo diferencë përkon me shpenzime të tjera jo kapitale, shpenzime për paga, shërbime, evente etj (korrente) pra me devijime nga qëllimi i taksës”, thuhet në raport.  Ndërsa theksohet se, nga mosrealizimi apo devijimi vetëm për taksimin për Infrastrukturë përkon në masën 45.7%.

 

Si po vidhen kryeqytetasit

Gijotina.com shpesh herë ka denoncuar se si Bashkia Tiranë jep leje ndërtimi pa kriter dhe shpesh shohim se mbijnë si “kërpudhat pas shiut” pallatet nëpër Tiranë. Vetëm nga ndërtimet e reja në katër vitet e fundit Bashkia Tiranë ka grumbulluar 2.8 miliardë lekë, të cilat sërish janë dhënë më pas për tenderë apo evente që nuk përputhen me qëllimin e  taksës.

“Të ardhurave dhe potencialit që krijohet për investime përmes Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë nga Ndërtimet e Reja duhet ti shtojmë edhe arkëtimin nga Taksa Speciale e Infrastrukturës në Arsim. Nga kjo taksë Bashkia Tiranë në katër vite ka arkëtuar 2.8 miliard lekë”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave nga Bashkia Tiranë, rezulton se në vitin 2022, janë mbledhur të ardhura 8 584 lekë për frymë. Pra, për çdo banor të Tiranës Bashkia ka arkëtuar vetëm si taksë infrastrukture 8 584 Lekë.

Në total për 5 vitet e fundit (2018-2022) të ardhurat për frymë nga kjo taksë janë 38 112 lekë, ndërsa për dhjetëvjeçarin 2013-2022, janë 45 482 lekë për frymë. Po kaq bashkia do të duhej të kishte investuar drejtpërdrejt në infrastrukturë. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur! Njeriu që mban mban përgjegjësi për këtë abuzim të hapur është Lali Eri.

Lexo edhe:Inceneratori i Tiranës, 5 pyetjet që Veliaj i shmanget

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion Veliajpagesataksa e infrastrukturestaksa per frymete ardhuratenderaTiraneventeVjedhjevjel qytetaret

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
“Më ndau nga vdekja…”, Dea Mishel përfshihet në aksident

“Më ndau nga vdekja…”, Dea Mishel përfshihet në aksident

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com