GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, tender 2.7 mld lekë vëllezërve mashtrues, djeg 9 ofertat më të lira

11:35 - 27/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku Erion Veliaj hedh sytë nga autostrada Tiranë-Durrës për të përvetësuar fonde nga taksapaguesit. Aksi rrugor që lidh dy qytete

Kryebashkiaku Erion Veliaj hedh sytë nga autostrada Tiranë-Durrës për të përvetësuar fonde nga taksapaguesit. Aksi rrugor që lidh dy qytete

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj hedh sytë nga autostrada Tiranë-Durrës për të përvetësuar fonde nga taksapaguesit. Aksi rrugor që lidh dy qytete kryesore në vend është më problematiku, qoftë për numrin e lartë të aksidenteve edhe për trafikun e rënduar gjatë gjithë vitit. Shpesh ekspertët janë shprehur se ko rrugë ka shumë mangësi, prandaj dhe bëhet burim aksidentesh.

Tani që po zhvillon fushatën zgjedhore, Lali Eri u kujtua që të hedhë pak beton dhe në këtë rrugë. Kështu ai ka firmosur tenderin me vlerë 2.7 miliardë lekë me objekt “Rikonstruktim i autostradës Tiranë-Durrës”. Bëhet fjalë për rrugët lidhëse në hyrje të autostradës. Por, edhe këtë projekt ai e ka mbyllur në shkelje të ligjit, pa garë, duke krijuar risk për korrupsion me fondin limit.

 

Open Data evidenton se tenderi është dhënë në shkelje të konkurrencës.

Në fakt, kanë qenë 27 firma që kanë paraqitur ofertë për këtë tender. Sikur shihet nga dokumentet e kontratës, 9 prej tyre kanë paraqitur ofertë më të lirë. Por të gjitha janë skualifikuar që në fazën e parë nga Veliaj. Në fund ka mbetur në garë vetëm kompania “Vëllezërit Hysa” . Konkretisht, firma të tjera kanë ofruar të kryejnë këtë shërbim me 1.6 miliardë lekë. Ndërsa fituesi ka paraqitur ofertën me rreth 1.9 miliardë lekë. Pra, mbi 30 milionë lekë më shtrenjtë.

Por Veliaj nuk e ka marrë parasysh ofertën më të lirë, pasi planet e tij janë që t’u xhirojë sa më shumë “fituesve”. Kështu, pa zhvilluar garë të mirëfilltë, tenderi i falet firmës “Vëllezërit Hysa”.

Përveç faktit se kontrata është në shkelje të ligjit, nuk është e sigurtë se këto miliarda lekë do të investohen në këtë rrugë.

Firma fituese është shumë e njohur për mashtrimet që bënë me projektet. Janë të shumta rastet e denoncuara, kur kjo firmë nuk përmbush kontratën dhe lë përgjysmë punimet.

Kujtojmë se në vitin 2018, vëllezërit Agron dhe Kujtim Hysa janë denoncuar pasi nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor. Pavarësisht abuzimit me këtë projekt ata u liruan nga burgu në pak ditë , pasi gjykata rrëzoi më vonë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.

Ndërsa në vitin 2020, ata iu shpëtuan sërish akuzave për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Në vitin 2022 , SPAK bastisi zyrat e firmës në Elbasan, duke marrë shkas nga denoncimet se kanë marrë miliona euro me tenderi, por nuk kishin kryer punimet.

Edhe pas këtij kontrolli nuk u mor asnjë masë ndaj firmës në fjalë. Ndërsa, në këto vitet e fundit, kompania “Vëllezërit Hysa” po e mbush arkën nga kontratat me Lali Erin.

Lexo edhe: Veliaj, tender 2.2 mld lekë Fiqiri Palit, të dënuarit për falsifikim dhe ryshfet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimautostradeErion Veliajopen data alabaniapa gareref flagtendervelelzerit hysa

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
VIDEO/ Ndeshja, Tifozët Kuq e Zi rrugës për në Varshavë

VIDEO/ Ndeshja, Tifozët Kuq e Zi rrugës për në Varshavë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com