GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj surprizon sërish, bën tender 60 mln lekë për pajisje elektroshtëpiake në ndihmë të përballimit të situatës së tërmetit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj surprizon sërish, bën tender 60 mln lekë për pajisje elektroshtëpiake në ndihmë të përballimit të situatës së tërmetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çudirat me tenderat e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk kanë fund. Së fundmi, rezulton se ky institucion ka pasur nevojë të blejë pajisje elektroshtëpiake si, lavatriçe, frigorifer apo deri televizor për një arsye mjaft të habitshme. Duket se këto pajisje do të nevojiten për të përballuar situatën e tërmetit. Nëse e ka fjalën për tërmetin 26 nëntorit 2019, natyrisht është pa kuptim pasi kanë kaluar 3 vjet.

Në datën 4 korrik, Bashkia Tiranë ka hapur tenderin me numër reference REF-31514-06-01-2022 dhe qëllimi i tij është për “blerje pajisje elektroshtëpiake në ndihmë të përballimit të situatës së tërmetit”. Tenderi ka fondin limit prej 5,179,086 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra, Veliaj do të shpenzojë 60 milionë lekë të vjetra për të blerë pajisje elektroshtëpiake në ndihmë të përballimit të situatës së tërmetit, kur tërmeti ka 3 vite që ka ndodhur.

Vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë tërmet që e di vetëm Veliaj, edhe atëherë habia është se nga e ka marrë vesh këtë informacion se do të ndodhin së shpejti? E normalisht kur çudia hyn në mes, kuptohet që një tender i tillë ka shërbyer vetëm për të mbushur xhepat e miqve të Veliajt. Këtë në e vërteton edhe kompania që e ka marrë këtë tender, e cila është një nga fituesit më të mëdhenj të tenderëve nga buxheti i shtetit në lidhje me pajisjet elektronike dhe jo vetëm.

Këtë fakt e shohim edhe tek procedura që është gjithashtu i dyshimtë pasi kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, “PC STORE SH.P.K” dhe “BUNA SH.P.K”, ku kjo e fundit ka nuk ka paraqitur ofertë. Pra, edhe këtu ngrihen dyshime se kompania “BUNA SH.P.K” mund të ketë marrë pjesë në garë fiktivisht, sa për të thënë se është bërë gara, pasi është e çuditshme që një kompani të marrë pjesë në tender dhe mos të paraqes ofertë. Rrjedhimisht fituese është shpallur ajo që ka paraqitur ofertën e që në këtë rast bëhet fjalë për kompaninë “PC STORE” në pronësi të Elton dhe Vitator Mehmeti të cilët janë shpallur fitues me ofertën e tyre me vlerë 4,877,400 lekë të reja pa TVSH, vlerë e cila është sa 94.17% e fondit limit.

Nuk dihet se për cilin tërmet e ka Veliaj, por është e kuptueshme se tërmetit të tenderëve në shkelje të rregullave të prokurimit publik, Lali Eri nuk i ndahet.

 

 

Etiketa: elektroshtepiakeErion Veliajkryesore2pajisjeperballimiserishSituatasurprizontenderterrmeti

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Kishte lidhje me Gazpromin, gjendet i pajetë në pishinë manjati rus

Kishte lidhje me Gazpromin, gjendet i pajetë në pishinë manjati rus

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft dramatike dhe në Korçë, në një stadium të mbushur ku...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com