GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, tender 2.2 mld lekë Fiqiri Palit, të dënuarit për falsifikim dhe ryshfet

10:11 - 25/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Veliaj, tender 2.2 mld lekë Fiqiri Palit, të dënuarit për falsifikim dhe ryshfet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka vendosur që të pudros me asfalt rrugët e lagjeve dhe të lyejë fasadat në Tiranë, para zgjedhjeve. Rëndomë këto para janë duke u xhiruar në llogaritë e personave të dënuar. Gijotina.com ka denoncuar shpesh tenderët abuzivë të Veliajt që ua fal pa garë oligarkëve që shquhen në përvetësimin e buxhetit të shtetit. Kështu, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tenderin e radhës, të cilin kryebashkiaku është mundur ta kalojë në fshehtësi.

Bëhet fjalë për projektin me objekt Rikualifikimi i bllokut, që kufizohet nga rrugët “Teodor Keko”, “Tom Plezha”, “Mikel Maruli” dhe “Loni Ligori”, planet për të cilin kanë nisur që në vitin 2021, ndërsa punimet në terren filluan në shkurt të këtij viti. Në 2 vjet, Veliaj e harroi këtë lagje, tani në prag zgjedhjesh u kujtua që të hedhë pak zift.

Fituesi është shpallur me 23 janar 2023, ku në dispozicion  ishte lënë fondi 3.2 miliardë lekë. Janë shifra marramendëse për të kryer rregullime në një lagje. Para që derdhen lumë dhe nuk konkretizohen në terren.

 

Fituesi i dënuar

Sakaq, bëhet me dije se 20 firma kanë paraqitur ofertat e tyre, por Veliaj ka pranuar atë të firmës  “S I R E T A 2F” shpk. Nga të dhënat e Open Data rezulton se kriteret për konkurrencën dhe fondin limit, për herë të parë, janë zbatuar nga Bashkia Tiranë. Por, ajo që bie në sy është fituesi. Dhe ky nuk është një problem i vogël. “S I R E T A 2F” shpk drejtohet nga persona të dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim. Konkretisht, në dokumente rezulton se pronare është Fatime Pali, por që ka pasur një tjetër aksioner.

Aksioneri i vetëm i kompanisë rezulton se ka qenë Fiqiri Pali, i cili është bashkëshorti i Fatime Palit. Por, më datë 15 maj të vitit 2008, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, Fiqiri Pali i ka shitur 100% të kuotave me vlerë 100 mijë lekë bashkëshortes Fatime Pali. Pra, kjo kompani që xhiron miliarda lekë është shitur vetëm për 100 mijë lekë.

Gjithsesi pazaret janë bërë brenda familjes dhe urdhrat vazhdon t’i jap Fiqiri Pali. Ky i fundit njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.

Ai arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarka, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë nga balta.

Planet e vitit 2021

Sikur përmendëm më lartë, planet për rehabilitimin e kësaj lagjeje kanë nisur që në vitin 2021. Asaj kohe u shpenzuan 31 milionë lekë vetëm për të studiuar projektin se si do të ndërtohet. Këto janë shpenzime shtesë, kur vetë bashkia ka urbanistë dhe projektues që mund t’i bëjnë plane të tilla. Sidomos kur bëhet fjalë vetëm për sistemim të lagjes, kjo është një punë që nuk kërkon studime të thella.

Pra, në këtë lagje do të bëhen riparime rrugicash, ndriçimi, lyerje muresh, ndonjë lulishte dhe pastrimi.  Tenderi asaj kohe u dha pa garë, në shkelje të ligjit, te një tjetër kompani mike e Veliajt.

Për kaq punime, Veliaj ka shpenzuar deri më tani 2.5 miliardë lekë dhe 3 vite kohë nga mandati i tij i dytë. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite që flasim projekti nuk është mbyllur akoma. Sepse, sipas kontratës së fundit punimet do të zgjasin 12 muaj.

Megjithatë nuk jemi të sigurt se kur do të mbyllen punimet, për arsye se tabela e punimeve e vendosur nga kompania në Astir, nuk tregon datën e saktë të nisjes së punimeve. Siç duket ndërtuesi ka një rezervë, nëse lali Eri i fiton zgjedhjet e 14 majit, apo jo. Por, veç zgjedhjeve mund të ketë edhe një të papritur tjetër, sepse SPAK-u, një ditë do të detyrohet t’i hetojë “shpërdorimet publike” të Lali Erit!

Lexo edhe: Denoncohet në KPP drejtori i Veliajt, harxhon 150 mln lekë për printime

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajfalsifikimfiqiri paliGjykata e Apeliti denuarrryshfettender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Nga Luizi te nominimi Olta-Kiara, Iliri Shaqiri flet për “BBV 2”

Nga Luizi te nominimi Olta-Kiara, Iliri Shaqiri flet për “BBV 2”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com