Ka dëshmuar ditën e sotme për herë të parë në Gjykatën e Posaçme Ndrek Prenga, vëllai i Jan Prengës, i cili u rrëmbye Janarin e vitit 2020 në Kamëz dhe më pas ia zhdukën trupin.
Ai ka rrë fyer se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër të Anglisë, por çdo ditë kontaktonte me telefonin e burgut me familjarët e tij. Ai ka thënë se me vëllain e tij kishte folur rreth një javë përpara se ta rrëmbenin.
Ndërkohë, Ndrek Prenga ka rrëfyer para togave të zeza se para se ta rrëmbenin Jan Prengën, një person me ngjyrë i ka futur në dhomë një “Iphone” dhe e ka telefonuar me kamer një person me prefiks të huaj, duke iu prezantuar si Gentjan Funiqi me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës.
Prenga ka deklaruar se Funiqi i ka thënë në telefon që: “Ma jep gjënë”. Sipas tij, telefonuesi i referohej një sasie prej 260 kilogramë kokaine që rezultonte e humbur dhe dyshohej të ishte vjedhur nga vëllai tjetër i tyre, Astrit Prenga së bashku me mikun e tyre të familjes, Gëzim Shullanin, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian.
Gjatë dëshmisë, Ngrek Prenga shtoi se Gentjan Funiqi, gjatë bisedave, i kishte thënë se kishte tentuar të komunikonte edhe me vëllain tjetër, Astritin, por nuk kishte arritur. Pas këtij mesazhi, Ndrek Prenga iu është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.
Discussion about this post