GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vëllai i Rrumit përballet me Plaurent Dervishajn: Na erdhi si bombë, nuk kishim konflikt me ish-prokurorin Ndoja…

19:36 - 17/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vëllai i Rrumit përballet me Plaurent Dervishajn: Na erdhi si bombë, nuk kishim konflikt me ish-prokurorin Ndoja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vullnet Muça, vëllai i  të kërkuarit nga drejtësia Aleksandër Laho, të njohurit si Rrumit të Shijakut, dëshmoi të premten në procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes në Gjykatën e Posaçme.

Dëshmitari Muça mbërriti i shoqëruar nga policia në sallë, për shkak se është i paraburgosur si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga i vëllai për tjetërsim të pronave në bregdet. “Na erdhi si bombë ajo që ndodhi, se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt”, tha Muça për atentatin ndaj vëllait dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja, nga i cili humbi jetën Andi Maloku,

Dëshmitari pretendoi se të pandehurin Plaurent Dervishajn e njihte vetëm si emër dhe se thuhej se kishte një grup kriminal, por se nuk kishte asnjë lidhje me ta. Muça rrëfeu se me ish-prokurorin ishte takuar 2-3 herë ndërsa me Andi Malokun ishin fqinjë me shtëpitë ngjitur. Ai nuk mundi të motivonte ngjarjen, duke thënë se “Informormacionet më të detajuara i ka shteti”.

I pyetur nga avokati i Plaurent Dervishajt, se përse ishte arrestuar, dëshmitari tha se “për punë mesazhesh, për punë pronësie”, por sipas tij nuk ishte marrë me falsifikime pronash. Dëshmitari mohoi njohjen me Aldo Avdylin, Enea Kumen e Alfred Dokën, të dyshuar në të njëjtin hetim penal, ndërsa për Astrit Avdylin tha se e njoh si çam nga Shijaku.

Në vijim dëshmitari ju përgjigj negativisht pyetjes nëse e njihte Skerdilaid Konomin, gjyqtarin e vrarë në Vlorë e as të dinte që Plaurent Dervishaj të kishte marrë prokurë prej familjes së tij për regjistrimin e pronave.

Dëshmia e Muçës u pasua nga nervozizëm i të pandehurve. “Mos na ofendoni inteligjencë, tha i pandehuri Julian Meçe, s’e kuptoj për çarë vijnë”.

Nërsa Plaurent Dervishaj pretendoi se procesi nuk po zbardhte ngjarjen. Duke ju referuar atentatit ndaj tij në vitin 2019 Dervishaj tha se “Unë e quaj fat që kemi qenë në atë makinë, kemi shpëtuar, sepse kam pasur dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj Zoti, ndërsa Andi Malokun s’e ndihmoi”.

Në seancën e së premtes dëshmoi edhe Beqir Boja, pajtues gjaqesh, që me kërkesë të familjes së Redian Rrajës, të negocionte me familjen e Andi Malokut.

“Familja rraja më kanë bërë be në Kuran, që nuk kemi asnjë dijeni për vrasjen e Malokut”, rrëfeu dëshmitari.

gijotina.com/

Etiketa: Atentati ndaj Arjan NdojesPlaurent Dervishajrrumi

Lajme të lidhura

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Para
Agron Shehaj kundër kandidatit Florian Binaj: Nuk e mbështesim!

Shehaj kërkon llogari për Thethin dhe Thumanën: Interpelancë me Ramën dhe Ballukun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marë dy herë në pyetjë në ambjentet e...

Lexo më shumë
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com