GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vëllai i Veliajt merr lekët e kompanisë “One” dhe i përdor për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut

21:33 - 19/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vëllai i Veliajt merr lekët e kompanisë “One” dhe i përdor për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shumë prej rreth 5 milionë eurosh për prodhim dhe shpërndarje reklamash në mediat shqiptare.

Gjithçka duket e qartë, normale. Një kompani telefonike që do të bëjë reklamë, do të reklamojë produktet e të tjera.

Paratë për të disatin vit radhazi kalojnë nga kompania “Gogel”.

Lind pyetja: Çfarë është “Gogel”?

“Gogel” është kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili është nën hetim nga SPAK së bashku me kompaninë.

Mjafton të kujtojmë këtu përgjimet nga burgu, strategjinë mediatike të kryebashkiakut të ndodhur në qelinë e burgut të Durrësit, por dhe të vëllait të tij, Arbrit, sulmet ndaj prokurorëve të SPAK-ut, mediat që i bënë ato për të kuptuar se si paratë e “One” përdoren për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut dhe për të mbrojtur Erion Veliajn.

Tregu i reklamave nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një kompani celulare, por me një kompani që merr paratë nga “One” dhe në rast se do të ishte serioze administrata, drejtuesit e kompanisë “One”, në momentin që kryebashkiaku ishte arrestuar, në momentin që vëllai i tij kishte një kompani dhe ishte në konflikt të pastër interesi mediatik, pasi kryebashkiaku po mbrohej dhe po sulmonte në mënyrë kriminale prokurorët dhe gjyqtarët nga burgu në media që ishte reklama e “One” dhe paratë çoheshin nëpërmjet vëllait të tij, në rast se paratë nëpër media do të shkonin me kompani të tjera nuk do të kishte as një tip konflikti interesi dhe asnjë gjë të dyshimtë, Por në rastin ku kompania “One” i jep paratë Arbër Veliajt dhe këto çohen në media dhe më pas këto media, media këllira, të “çorapeve” apo anonime, media të pista gjobaxhinj paguhen sa në të bardhë aq edhe në të zezë dhe paratë e “One”, direkt apo indirekt, përdoren për influencë mediatike.

Është e qartë. Influenca mediatike blihet duke përdorur paratë e një kompanie private. Jepen reklama dhe më pas ndërhyhet me shkrime që çohen të gatshme që përgatiten vullnetarisht për t’u sulmuar gjyqtarë apo prokurorë.

Në cilin vend të Europës do të pranohej që një kompanie të madhe e prestigjioze siç është “One” në Shqipëri “t’i keqpërdoreshin paratë e saj” për të sulmuar drejtësinë?

Pa folur për paratë që ka përfituar “One” në tenderë direktë në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë që vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbri, shpërndante buxhetet e kompanisë, “One” fitonte tenderë në bashki.

Po e lëmë këtë pjesë dhe po qëndrojmë te pjesa e sotme, morale dhe publike, se si vëllai i një njeriu me 13 akuza që ndodhet në burg shpërndan paratë e një kompanie nëpër mediat që sulmojnë në mënyrë kriminale prokurorë dhe gjyqtarë për të penguar drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Përgjigjja është e thjeshtë.

Nëse s’janë në dijeni e nëse nuk dinë gjë, e vërteta është se te mediat ku çon paratë Arbër Veliaj sulmohen në mënyrë kriminale prokurorët dhe gjyqtarët dhe shumica e fondeve shkojnë pikërisht për këto media, ato që mbrojnë Veliajn dhe sulmojnë në mënyrë kriminale sistemin e drejtësisë, këtu brenda janë dhe paratë e “One”./ CNA

Etiketa: Erion VeliajKryesore1ONE

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Dumani shkarkon njeriun e Ramës në SPAK, Arben Kraja lëshon vendin e drejtorit, emërohet Dorina Bejko

Dumani shkarkon njeriun e Ramës në SPAK, Arben Kraja lëshon vendin e drejtorit, emërohet Dorina Bejko

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com