GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në studimin e bërë, po zhvillon doktoraturën duke studiuar hidrogjenin në Bulqizë. Ai tregon me entuziazëm dhe shprehet optimist për këtë pasuri.

“Janë kryer verën që shkoi studime gjeofizike me sizmikë pasive dhe të dhënat janë në proces. Ideja është që të shikojmë me km thellë nën tokë edhe masivin edhe çarjet dhe ekspertiza franceze për sa i përket gjeofizikës arrin deri aty sa nëpërmjet kësaj metode mund të shohë edhe lëvizje fluide brenda masivit”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në galeritë e minierës që shfrytëzojnë kromin, studiuesit kanë arritur në thellësi të tokës duke iu dhënë mundësi të shkojnë sa më afër zonës ku haset hidrogjeni. Studimi është kryer deri në 1 kilometër thellësi nën tokë ose 180 metra nën nivelin e detit.

“Në lidhje me kromin deri më tani çfarë kemi parë ne nuk është se ka një lidhje direkte, por nga ana gjeologjike ka të bëjë shumë ose është shumë e fortë si lidhje, sepse duke qenë se të dy vijnë nga një masiv ultrabazik dhe kromi gjendet në këtë masiv ultrabazik kemi të bëjmë me peridotite dhe dunite që janë, si të thuash, shkëmbinjtë primarë nga të cilët ndodh procesi i serpentinizimit, çfarë na çon ne në prodhimin e hidrogjenit”, thotë Msc. Oltjon Koleci, Universiteti Politeknik.

Bulqiza është dhe mbetet një zonë shumë e rëndësishme për kromin. Por nga pikëpamja shkencore, ajo paraqet edhe një interes më të gjerë si sistem gjeologjik kompleks, ku ndërthuren proceset minerare dhe ato të gjenerimit natyror të gazrave.

“Të gjitha studimet na çojnë në atë që ne kemi të bëjmë me një rezervuar të hidrogjenit, jo vetëm një prodhim aktiv nga serpentinizimi, por edhe krijimin e një rezervuari në thellësi”, u shpreh Msc. Oltjon Koleci, Universiteti Politeknik.

“Në aspektin profesional për mua është një gjë shumë e mirë sepse po futem në një gjë të re e cila është një gjë e re jo vetëm për Shqipërinë por edhe në botë, që më jep mua premisën për studimin e burimeve të reja energjitike të cilat nuk kanë ndikim në mjedis por edhe si burim alternativ energjie”, shprehet Koleci.

Në këtë video të rrallë që shfaqet për herë të parë është ekipi i studiuesve i cili kryen matje në thellësi të minierës. Sapo pajisja afrohet në zonën ku ka përmbajtje hidrogjeni aktivizohet alarmi që tregon rrezikshmëri. Pajisja mat nivelin e hidrogjenit deri në 0.4.

Pajisja që përdoret është një detektor portativ gazi, modeli PortaSens II. Ajo është e pajisur me një sondë fleksibël, e cila futet drejtpërdrejt në një hapje në shkëmb, për të marrë mostër nga burimi.

Detektori shërben për matjen e përqendrimit të gazrave në kohë reale dhe mund të konfigurohet për gazra të ndryshëm, përfshirë edhe hidrogjenin. Vlerat shfaqen në ekran dixhital, ndërsa pajisja aktivizon sinjal alarmi nëse përqendrimi kalon kufijtë e sigurisë.

Përdorimi i sondës tregon se matja kryhet në një pikë të caktuar emetimi dhe jo në ajrin e përgjithshëm të galerisë. Pajisja përdoret për kontroll teknik dhe për identifikimin e pranisë së gazrave potencialisht të rrezikshëm.

“Këto janë dy pajisje, aparat fushor për matje të hidrogjenit, ky quhet PortaSens 3. Para 2023 kemi pasur bashkëpunim me grupin francez, pastaj bazuar në punën që bëmë me ta, bëmë një projekt si departament për t’i marrë këto pajisje me programin PIKSH…. Me këto dy pajisje, këtu matim hidrogjenin në pjesë për milion ose në përqindje deri në 4%, pastaj kur përqendrimi është shumë i lartë, aparati nuk mat dot. Kjo pajisja tjetër mat 4 deri 5 gazra: metanin, dioksidin e karbonit, oksigjenin, hidrogjenin edhe H2S”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor.

Këto janë provëzat në të cilat merret hidrogjeni dhe dërgohet jashtë vendit për analizim. Mbi bazën e rezultateve që vijnë krijohet edhe projeksioni mbi hartën e mineralit.

“Kemi këto pajisjet këtu që janë të izoluara shumë mirë brenda dhe që janë me vakum. Në momentin që do ta vendosim në pjesën ku do ta marrim gazin për ta matur duhet të jetë e izoluar, e hapim dhe futet menjëherë sepse ka vakum, e mbyllim dhe e kemi dërguar në laboratorë kryesisht në Francë, të cilët i bëjnë analizat e sakta dhe duke i korreluar matjet tona me këto vlera të sakta atëherë mund të krijojmë një hartë 3D të hidrogjenit”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor.

Studiuesi Muceku thotë se fillimisht do të duhej një bazë ligjore e qartë për kërkimin e hidrogjenit e më pas t’u hapej rrugë studimeve të mëtejshme deri në sigurimin e të dhënave të plota e të sigurta. Vetëm atëherë mund të shihet mundësia e shfrytëzimit dhe përfitimit.

“Duhet të ketë një kuadër ligjor që t’u japë mundësi kërkuesve. Si departament kemi bërë projekte te Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor e Inovacionit edhe për këtë vit që të kemi një set të këtyre pajisjeve që ne të mund t’i përdorim jo vetëm në masivin e Bulqizës por edhe në masive të tjera, ndoshta edhe në basene sedimentare”, u shpreh Muceku./Top Channel

Etiketa: hidrogjen

Lajme të lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Ekonomi & Sociale

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Para
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 14 Maj 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş