GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, KED merr në intervistë kandidatët, e nisin me gjuhën e huaj

19:32 - 16/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, KED merr në intervistë  kandidatët, e nisin me gjuhën e huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi intervistoi sot kandidatët për të plotësuar vakancën në Gjykatën Kushtetuese për të zëvendësuar Holta Zaçajn.

Kështu KED zhvilloi sot intervistat dhe testimin e gjuhës së huaj me kandidatët që kanë kaluar me sukses procesin e vlerësimit të kushteve ligjore.

Nga ana tjetër, kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e Gjykatës Kushtetuese, prezantuan platformat e tyre.

Ndërkohë që ditën e nesërme do të vijojë sërish puna e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të dhënë pikët e kandidatëve.

Në këtë garë janë 6 kandidatë 6 nga 13 kandidatët që aspiruan të bëheshin gjyqtarë Kushtetues.

Ata janë juristët, ish-anëtari i KLGJ-së, Alban Toro, ish-komisionerja e vettingut, Alma Faskaj gjyqtari i lartë, Asim Vokshi, ish-komisioneri publik, Florian Ballhysa, ish-kryetarja e komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo dhe ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami.

Pasi KED të bëjë renditjen e pikëve për secilin prej kandidatëve, lista do t’i përcillet Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit, si organ emërtese, është e detyruar të zgjedhë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, një nga tre emrat që ka marrë më shumë pikë nga KED.

Njoftimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe atyre zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar në përputhje me pikën 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi të martën, më datë 16.09.2025, mbledhjen e radhës, në bazë të rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 11.09.2025.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli zhvilloi intervistat dhe testimin e njohurive të gjuhës së huaj me kandidatët që kanë kaluar me sukses procesin e vlerësimit të kushteve ligjore dhe që vijojnë garën për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët prezantuan platformat e tyre të kandidimit, duke paraqitur qasjen e tyre mbi rolin e një gjyqtari kushtetues dhe prioritetet në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm. Gjithashtu, ata iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KED-së, të fokusuara në përvojën e tyre profesionale dhe vizionin për rolin e ardhshëm si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli do të vijojë të mërkurën, datë 17.09.2025 me procesin e pikëzimit, i cili do të kryhet në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligj dhe aktet nënligjore në fuqi.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit
Breaking Views

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Para
Apelit e ktheu në burg, Vangjush Dako dërgohet në spital

Apelit e ktheu në burg, Vangjush Dako dërgohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com